Gratë në Shqipëri paguhen më pak se burrat, por jemi më mirë se Franca

November 6, 2019 09:43

Gratë në Shqipëri paguhen më pak se burrat, por jemi më mirë se Franca

Në Shqipëri, gratë paguhen më pak se burrat për të njejtën punë, por Shqipëria renditet në vendin e 7 në Europë, çka tregon se jemi më mirë se Franca, Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe shumë vende të tjera anëtare të BE-së.

Referuar të dhënave të Instat, gjatë vitit 2018, treguesi i hendekut gjinor i pagave në Shqipëri tregonte një diferencë prej 10.7%.

Kjo nënkupton se gratë paguhen mesatarisht 10.7% më pak sesa burrat.

Megjithatë në 2014-n, viti më i hershëm që INSTAT ka publikuar të dhëna në lidhje me këtë tregues, hendeku midis pagës së një gruaja dhe një burri ishte 10%. Që do të thotë për çdo 100 lekë që fitonte nga paga një burrë, një grua merrte 90 lekë.

Pabarazia u thellua përgjatë 2015-s dhe 2016-s, ku treguesi shënonte përkatësisht 11.47% dhe 11.44.

Hendeku gjinor i pagave tregon diferencën midis pagës bruto që merr një burrë dhe asaj që merr një grua.

Sipas një vlerësimi të Eurostat gratë punojnë falas dy muaj çdo vit, në krahasim me një mashkull. Me fjalë të tjera në BE gratë paguhen 84 cent për çdo 1 euro që paguhet një burrë.

Eurostat ka vlerësuar se ka qenë një progres tepër i ulët në zbutjen e këtij hendeku në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Eurostat, hendeku gjinor më i ulët te pagat është shënuar në Rumani me 3.5%.

E ndjekur nga Luksemburgu dhe Italia me 5%, pasuar nga Belgjika me 6%, Polonia me 7.2% dhe Sllovenia me 8%.

Nga ana tjetër, Estonia është vendi me hendekun më të lartë të pagave. Kështu diferenca midis pagës së një burri dhe një gruaje atje është 25.6%.

Po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani dhe në Çeki, hendeku gjinor i pagave vlerësohet më e lartë se 20%.

Hendeku gjinor i pagave është një tregues i pabarazisë së përgjithshme të punës midis grave dhe burrave.

Në vendet ku niveli i punësimit është i ulët, hendeku i pagave duhet të jetë më i ulët se mesatarja.

Hendeku i lartë i pagave është zakonisht karakteristikë për një treg pune në të cilin gratë janë të përqendruara në disa sektorë ose profesione, në të cilat një pjesë e konsiderueshme e grave punojnë me kohë të pjesshme, raporton revista Monitor.

j.l./ dita

November 6, 2019 09:43
Komento

1 Koment

  1. Arben November 6, 19:30

    Po per te punuar, punojne njesoj apo me shume

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*