Gratë shqiptare që bëjnë punë burrash (VIDEO)

March 8, 2018 15:43

Gratë shqiptare që bëjnë punë burrash (VIDEO)

 

Prej 12 vjetësh, Alma Matraku ushtron profesionin e marangozes.

Por, të qenit grua me një profesion bastion të burrave, ka patur përparësitë e saj: “Isha në Greqi. Më lindi ideja që të bëja një zanat ndryshe. Bleva makineritë dhe erdha në Shqipëri. Në fillim ishte e vështirë puna, pastaj pata sukses sepse isha grua, kisha më shumë favore sepse i jepja më shumë rëndësi detajeve të mobilimit”.

Alma është 36 vjeç dhe ditën e kalon mes familjes dhe zdrukthtarisë. Sa herë kujton vështirësitë e para, gjen forcën për të punuar më shumë: “Në fillim shkoja në magazina dhe të gjithë habiteshin se si do ta bëja unë këtë punë, si femër që jam. Edhe në shtëpitë e klientëve ishte e vështirë të bindeshin që të më jepnin punën”.

Edhe për Donika Verdhon në Divjakë, ky 8 mars është një ditë pune e zakonshme. Së bashku me të shoqin janë zgjuar herët për të punuar në tokat e tyre.

Ish-traktoriste në kohën e kooperativave, sot Donika ka ditur t’i përshtatet kohës, duke u bërë një fermere e suksesshme.

“Për të gjitha gratë, bujqësia është shumë e vështirë, por do i përshtatemi kushteve. Unë ndihem e kënaqur që punoj çdo ditë me burrin tim”, thotë Donika.

Edhe këtë 8 Mars, Donika punon në arë deri në perëndim të diellit.

“Burri më ka bërë dhuratë vëthë floriri sot”, tregon gruaja.

Për Donikën, këtë 8 Mars, dhurata nuk është një detyrim rutinë festash, por një dedikim për gruan që të gjithë në familje e shohin si çelësin e suksesit të biznesit./TCH

a.s/dita

 

March 8, 2018 15:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*