Gratë socialiste kërkojnë barazi gjinore

May 10, 2016 15:34

Gratë socialiste kërkojnë barazi gjinore

Gratë socialiste kërkojnë që kuota e përfaqësimit të tyre gjinor në parlament duhet të barazohet me atë të burrave.

Holta Xhakça një nga deputet firmëtare të kësaj nismë që thotë se ka mbështetjen edhe të deputeteve demokrate i propozon komisionit të reformës zgjedhore që të amendojë kodin zgjedhor duke e sanksionuar me ligj përfaqësimin me 50% të grave dhe vajzave.

Kodi zgjedhor i amenduar përpara zgjedhjeve të 2013 i detyron partitë politike të propozojnë 30% gra dhe vajza në listat e kandidatëve për deputetë. Por në Shtator të gjitha partite politike u gjobitën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi nuk e kishin respektuar kodin zgjedhor dhe në rastet kur e kishin përmbushur këtë detyrim ligjor kandidatët gra ishin në fund të listave zgjedhore.

May 10, 2016 15:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*