Gregu: Me mua, Edi, një shok i mirë, uroj që me Zahon të jetë baba i mirë

July 26, 2014 12:52

Gregu: Me mua, Edi, një shok i mirë, uroj që me Zahon të jetë baba i mirë

Bisedoi: Mira Kazhani

Zaho, ky emër i rrallë dhe i padëgjuar më parë ishte dje më i lakuari në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama është gëzuar me një bebe djalë, dje në orën 10 në një klinikë në Itali. Linda Rama afër të 50 –ve u bë nënë për herë të dytë. Fëmija erdhi në jetë përmes operacionit cezarian. Fillimisht mediat në Tiranë folën për një lindje në maternitetin Koço Gliozheni, por më pas burime konfidenciale thanë se Zaho lindi në Itali.

Çifti kryeministror është treguar mjaft i rezervuar duke postuar në Twitter, babi Edin vetëm një foto të dorës se bebes. Asnjë selfie, asnjë foto nga stafi, dhe vetëm 5 gishta të vegjel që mbanin mbiemrin Rama. Gjyshja Neta dhe Xhaxhi Olsi kanë zgjedhur t’a jetojnë lumturinë e këtij çasti, larg komenteve publik.

Olsi që njihet si një fotograf shumë i zoti, vetëm dje është kthyer nga udhëtimi dhe ende nuk ka mundur të jetë afër Zahos. “Di vetëm që i ngjan Edit, po foto të miat ende nuk kam bërë – thotë ai për DITA.

I vetmi që u tregua i hapur ishte Gregu, i cili këto ditë nuk ndodhet në Tiranë, por diku jashtë vendit me pushime.

Kjo ishte telefonata me Gregor Ramën:

 

Mira Kazhani: Alo Greg, urime. U bëre me vëlla…

Gregor Rama: Po u bëra, faleminderit. Për çfarë do të më pyesësh tani. Se e di që kërkon diçka…

 

Mira Kazhani :- Çfarë ndjen? Kush ta dha lajmin për Zahon?

Gregor Rama: – Miks ndjenjash dhe kujtimesh. Jam i emocionuar. Lajmin ma dha Edi në ëhatssap. Mund të them që kam qënë në mendime të thella. Është edhe për jetën time një status i ri. Kam një vëlla tani. E ka edhe Rea. Jemi një familje më e madhe.

 

Mira Kazhani: Xheloz?

Gregor Rama: Xheloz unë? Jooo. Ndoshta do të jem në rast se nuk do më japin mundësinë dhe kohën e mjaftueshmë për të kontribuar në rritjen e vëllait tim. Plus që jam 24 vjet më i madh. Unë quhem Greg dhe ai Zaho, kjo është e vetmja diferencë.

 

Mira Kazhani: Si tu duk Edi?

Gregor Rama: I lumtur.

 

Mira Kazhani: Zaho, duket një emër i rrallë, shumë i veçantë.

Gregor Rama: Emër i goditur, mendoj unë. Zaho… Jo keq ëë?!

 

Mira Kazhani: Kush e zgjodhi këtë emër?

Gregor Rama: Emër i një partizani të orëve te para në Vuno. Edi, Edi sigurisht e zgjodhi!

 

Mira Kazhani: Ju keni treguar dhe Edi vetë që ai dikur të patë thënë se nuk dinte të ishte baba i mirë dhe ratë në ujdi të ishit shok të mirë. Si do jetë me Zahon, mendon? Shok apo babi?

Gregor Rama: Me mua Edi vërtetoi se ishte një shok i mirë, uroj që me Zahon të vërtetoj se është një baba i mirë.

 

Mira Kazhani: Çfarë i uron më së pari Zahos?

Gregor Rama: Të rritet i shëndetshëm!

 

* * *

Rama donte një emër edhe të krishterë, edhe musliman?

Pas publikimit të kryeministrit se të birin e ka quajtur Zaho nisi me shpejtësi kureshtja se nga vjen ky emër dhe pse pikërisht ky emër. Gazetari Blendi Salaj në Facebook-un e tij publikoi një shpjegim të këtij emri duke e dhënë ndërkohë në të gjitha versionet e mundshme. “Ja dhe shpjegimi i thjeshtë i emrit, meqenëse ka pasur kureshtje. Është një emër i lashte shqiptar. Është emër teoforik, që përmend Zotin, dhe dmth. “Zoti ka mbajtur mend.” Emrat teoforik vijnë nga shkrimet e shenjta në hebraisht dhe kanë versione në shumë gjuhë të botës”, shkruan Salaj. Shqiptarët e përdorin edhe si emër edhe si mbiemër dhe në trajtën Zaho ruhet kryesisht në zonën e Bregut dhe të Labërisë (Lumi i Vlorës) duke u huazuar për këtë qëllim si nga të krishterët edhe nga muhamedanët.

 

 

Më i famshmi i Zahove shqiptarë, partizani Zaho Koka

Zahoja i parë që u vjen shqiptarëve në mend kur dëgjojnë emrin Zaho është partizani Zaho Koka, i famshëm për historinë e trishtuar me Ramize Gjebrenë. Zaho Koka lindi në vitin 1920 në fshatin bregdetar të Vunoit. Në vitin 1941 bëhet pjesë e çetave partizane dhe në vitin 1942 u fut në Brigadën e Pestë Sulmuese, duke marrë dhe rolin e zv/ komisarit të Batalionit të III të kësaj Brigade. Gjatë kësaj kohe u njoh me partizanen Ramize Gjebrea duke pasur dhe një raport dashurie me njëri-tjetrin.

Kjo i kushtoi shumë të dyve, pasi Shtabi i Përgjithshëm vendosi që të bëj gjyq ushtarak ndaj Ramize Gjebresë duke e pushkatuar atë, ndërsa për Zahon u mor një masë më e lehtë, duke e larguar nga të gjitha funksionet në Brigadë. Kjo detyroi Zahon të futej në dëshpërim dhe në qershor të vitit 1944 i del përpara autokolonës gjermane dhe përballet me plumbat e tyre. Ndryshe nga Ramizeja, Zaho u shpallë “Hero i Popullit” dhe gjatë gjithë viteve të komunizmit është nderuar si një luftëtar i zoti i rënë në luftë. Për dashurinë e Zahos dhe Ramizesë janë bërë disa libra vitet e fundit.

July 26, 2014 12:52
Komento

17 Komente

  1. Naci July 26, 09:16

    Dikush nga rruga e shau i tha he er pallosh!!! Ky e shikon sikur do e shqyej. Tani Ed Rama mos u frikso ke Zahon.

    Reply to this comment
  2. zeqo July 26, 12:32

    degjoni neser kur rama te shtroj zahon ne dajak per mos bindje civile

    Reply to this comment
  3. BJORN July 26, 12:34

    Na nderon ne shqiptareve per punen qe ben Z Edi ne shqiptareve qe duam vendin e te pareve,ne shqiptareve te ndershem,ne qe paguajme taksa babai jot o Gred.Respekte per familjen Rama dhe per gezimin e jetes per ju besoj Zahon,torta mbi torto.

    Reply to this comment
  4. Zani July 26, 13:19

    Ndersa Edi para ca kohesh kur e pyeten per Gregun tha : Edhe po s’e pata bir, e kam vella. Nga deklarimet me te sinqerta te Edit, bravo.

    Reply to this comment
  5. Socialisti bythpambuk July 26, 14:33

    N je poeracion cezarian ne Itali Edi me 3000euro kursime nuk e paguan dot.Po kushpaguan??????.

    Reply to this comment
  6. arberia July 26, 14:42

    meruni me fullani e saliun e banden hajdute qe ju ……per 23 vjet e mos u merni me edin ramen .femija eshte engjell.e bekim,urime familja rama.
    edi rama ju pastroi plerat e saliut nga lumi lana apo harruat.
    po vetem me studion qe ka te trasheguar e familja qe vjen ska nevoje per pare .por ju doni hajdute qe erdhen pa breke e ju shiten e jeni te shitur.

    Reply to this comment
  7. Mark uk July 26, 15:09

    \Me jete te gjate e paste.Zoti e paste ne dore. Nuk si do ta Gregori,se Edi a paska quajt vella.

    Reply to this comment
    • pelivan July 26, 18:35

      m
      Mark Uk! Degjoma nje keshille. Nduke ate gjuhen e botes, qe t’a kane vene ne gojen tende te pafjshme, per te pergojuar familjet e te tjereve ! Mark! Shih nga familja jote,eshte me mire keshtu,edhe ne te tjeret,keshtu bejme… Lerua llapaqenve te Saliut,mos u fut ne profesjonin e vetem te tyre… Mark, ti nuk me ngjane me ata.

      Reply to this comment
  8. KLAUDIA July 26, 16:02

    SA ME SHPEJTE ME NJE NUSE GREG

    Reply to this comment
  9. Mal Uka July 26, 16:30

    Secila rritje e nje familje eshte gezim jo veq per prinderit Por edhe per popullin shqipetar
    Kam lexuar sa shkrime per biografine e Edit ;te verteta apo edhe rrena ! Te quhet djali vella
    nuk eshte as normale e ma se pakut fisnike Si dhe fjala shok nuk e ploteson vendin e fjales baba ! Ndoshta gazetaret qpurdhin si pulat pa e pare damin qe i sjellin ndergjegjes!Per Zahon uroj rritje te shendeteshme

    Reply to this comment
  10. labinot July 26, 16:47

    Zani,Ti po, qe je i sigurte per atesine dhe matrikullen.Emrin e ka Dona.Kaq mjafton,besoj.

    Reply to this comment
  11. pelivan July 26, 19:06

    Une ja njoh historin Zahos nga afer. Kadarea i madh,(Mbase per te paren here), eshte inforuar keq dhe keq e mos me keq, ka shkruar per trimin Zaho Koka,komandant batalioni,por dhe i shkolluar. Sepse, te shkolluar kane qene te gjithe Kokajt… Uroj Zahon e vogel,qe te behet si Zaho trimi,por kurresesi, te kete fatin e tije… Komunistet dje,Komunistet e tipit te saliut te sotem, ja vrane dashurin Zahos,( Kadarea genjen,mbase pa dashur), Aqsa ai, me pas ,(Tregojne ne Vuno,po dhe ne Himare), Luftonte ne kembe enkas per t’a mare plumbi,qe dhe e mori… Une di edhe dialogun e fundit midis tyr,(Zaho,Ramize), Qe cfar i tha ajo,dhe si u pergjegj ai,edhe pse Zaho nuk u pushkatua,por,i moren armet dhe e debuan per ne fshat ku dhe i thane te angazhohej ne nje cet,(Dor’ e fundit), civilash te fshatit. E verteta eshte se Zaho,pas humbjes se Ramizes, kerkonte vetem vdekjen,qe i erdhi shpejte.

    Reply to this comment
  12. Jetmir July 26, 19:44

    Zahon, një jetë të gjatë e të lumtur!
    çifti; urime dhe e paçi me jetë!
    Të tjerët; nëse nuk uroni dot,
    të paktën vrer mos villni sot…

    Reply to this comment
    • Pellazgu July 27, 10:06

      Qenke talent ti Jetmir! Shyqyr që ekziston dhe na gazton…

      Reply to this comment
      • Jetmir July 27, 12:46

        Ironia është arma për të poshtëruar një njeri, por nuk e mposht dot çiltërsinë edhe pse mund ta zbehi sado pak.

        Nuk e kisha ditur gjer më sot,
        se paska njeri në këtë botë
        që qënia ime si gaztor
        e bën të qesh të lumturoj.

        Por ani, ani mor burra
        jeta është e gjatë e pa zbuluar.
        Vetëm historinë kemi mësuar,
        se pellazgu është njeri i artë, i ndriçuar!

        Reply to this comment
  13. turi July 27, 01:40

    Urime. Jete te gjate dhe te lumtur zahos.U be emri bukur zaho tani,sa me shpesh flitet aq me i bukur behet.Urime

    Reply to this comment
  14. Mark uk July 27, 07:46

    pelivan: Ju falenderoj per keshillen.Politika te tjeterson vertet poltikanet,po e keqja eshte se u shkojn permrapa njers si puna jone.Vertet nuk eshte e drejt te futesh ne punet e te tjerve sidomos ne nje pike,po politikanet kudo ne bote jane perballuar me te tilla gjera.Ju betohem se nuk jam i tille ne shoqeri e ne jete,besoj se edhe ju i tille jeni.Ju falenderoj edhe nje here por ,po hyre ne te tilla nuk mundesh pa u marr me te tjert.Ju kam ndiekur ne komentet tuaja vertet me kan perlqyer,po e katrandos se merresh me te tjer pa qene i sigurt vetem se te ngatrron ajo dreq politike.flm

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*