Grekët djegin flamurin turk, reagon ashpër Ankaraja

March 7, 2018 10:56

Grekët djegin flamurin turk, reagon ashpër Ankaraja

 

Ankaraja zyrtare ka reaguar ashpër pas djegies së flamurit turk gjatë protestave kundër arrestimit të dy ushtarëve grekë nga ushtria turke.

Dy ushtarë grekë u arrestuan në kufirin mes dy vendeve më 1 Mars, pasi sipas medies greke kishin kaluar 250 metra në kufirin turk. Kjo ka sjellë reagimin e Greqisë, e cila ka kërkuar edhe përfshirjen e Brukselit, ndërsa në krahun tjetër janë mbajtur protesta antiturke në Athinë. Gjatë një proteste në kryeqytetin grek ditën e hënë, disa protestues i kanë vënë flakën flamurit turk.

Ky veprim ka sjellë reagimin Ministrisë së Jashtme turke, e cila në një deklaratë me shkrim dënon ashpër “djegien e flamurit gjatë një proteste të mbajtur më 5 mars në Athinë kundër vendit tonë nga një parti raciste në Greqi. Ne presim nga autoritetet greke që të kapen sa më shpejtë dhe të nxirren para drejtësisë autorët që kanë kryer këtë veprim të urryer kundër flamurit tonë.”

Arrestimi i dy ushtarëve grekë nga ana e Turqisë vjen në një kohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara për shkak të përplasjeve për ishujt në Egje dhe për shkak të mos ekstradimit në Ankara të disa ushtarëve turq që kanë kërkuar azil politik në Greqi pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Korrik 2016.

l.h/ dita

March 7, 2018 10:56
Komento

6 Komente

  1. Messerschmidt March 7, 11:33

    Vetem rracdhejret i bejne keto gjera !
    Shikojini mire me vemendje se kush djeg flamure ne bote aarixhinj arab palaestine dhe grek rracedhjere!

    Reply to this comment
  2. ramiu March 7, 12:04

    sheret nuk sjellin kure te mira por viktima te pa fajshem politikanet ruajne pasurite mos i ike nonje kacidhe “patriotet greke” i fryjne zjarit haruan qe u mbajten te pushtuar 400 VJET dhe po kruhen prap nje dore qe nuk e kafshon dot me mire puthe sa te zesh tju lutesh te tjerve na ndihmoni se vete skemi kellqe para nje super fuqie dhe ata do ju shesin armet stok dhe do ju falin vetem kepuce te majta

    Reply to this comment
  3. europa-koment. March 7, 12:15

    greku kake,turku mute,te dyte pushtues dhe armiq te shqiptarve.
    turku ka objejtive ta zhduke racen dhe etnin shqiptare,dhe asimiloj me ane te fes islame ne turq shqiptaret.
    greku ka synim marrjen e verio epirit nje falco histori greke.
    greku kerkon ndihm nga bruxeli per dy ushtaret e zen nga turqia,a grekubi zi nuk pranon te perzihet bruxeli per 350 km2 deti qe grabiti shqiperis.
    pra tretmani efikas per turkun dhe grekun,eshte ne shqiptaret me ju dhjer ne goje turkut dhe grekut.

    Reply to this comment
  4. Nje njeri, qe te do te miren... March 7, 14:52

    Ti “thoma dhima” mbaje okllahine aty ku e ke vendos, po t’ a kesh per nder ti dhe “mesuesi” jot berisha “vllai i erdoganit” te quheni turq …nuk do na kish shkuar ndermed, sikur bota te permbysesh . Po mbaje, mbaje okahine, me qe te pelqen .

    Reply to this comment
  5. Mendim i kahershem.....(me dhimje) . March 7, 15:18

    Ama, te qenke antar i nato-s, s’qenka e thene te jesh mik me bashkeantarin, apo jo !?…… Dhe megjithate, berishistet, mburren, se na futen ne nato….. Thjesht, te mos e varim, qe s’na futi ne B.E. por ne koferencen islamike, te thoma dhimes .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*