Zbulohet greku që mori hak me bombë për vrasjen e shqiptarit

May 3, 2014 10:13

Zbulohet greku që mori hak me bombë për vrasjen e shqiptarit

Një grup militantësh anarkistë grekë kanë marrë përsipër sulmin me bombë në komisariatin e i Iteas ku ishte torturuar shqiptari Ilia Kareli. Ngjarja ndodhi më 29 prill 2014. Pakoja bombë u arrit të kapej dhe të shkatërrohej pa shkaktuar dëme apo të plagosur. Në faqen online të grupit të anarkistëve, Bërthama konspirative e zjarrit, thuhet se objekt i sulmit ishte ky komisariat në ambientet e së cilës është torturuar për vdekje një shqiptar.

Vitet e fundit ky grup ka marrë përsipër një sërë sulmesh, përfshi dhe një fushatë bombash në 2010, madje njëra prej tyre kishte shkuar në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel. Lënda eksplozive ishte fshehur në një libër fetar. Postimi i djeshëm kritikoi dështimin e këtij sulmi ku thuhej “shumë gjëra do të ndryshojnë” në metodologjinë e ardhshme të këtij grupi, shkruan AP.

ADN-ja zbulon terroristin-kimik, vuri bombën për hakmarrje ndaj Karelit

Këtë të shtunë, policia greke tha se materialet e AND-së që u gjetën në pakon-bombë, i përkisnin Kristodulisit, një prej shefave të grupit “Komploti i Celulave të Zjarrit”, i njohur ndryshe si kimiku. AND-ja e kimikut është zbuluar në instalimet elektrike të bombës, e cila tregon se është e lidhur direkt me ndërtimin e mjetit shpërthyes. Në një deklaratë të shkurtër, policia e shtetit fqinj thotë se “Nga  pajisja e fuqishme shpërthyese, e cila ishte postuar në të Departamentin ITEA Policisë në Phocis, u zbuluan materiale gjenetike të personit që e ka montuar”.

Kristodulis, tashmë i kërkuar prej vitesh për një sërë kërcënimesh apo përhapje terrori në Greqi, e kishte improvizuar këtë pajisje shpërthyese, në një libër fetar. Pakoja përbëhej nga rreth gjysmë kg material shpërthyes, detonator, bateri, etj. Në shënim letra ishte dërguar nga Kryepeshkopata, në adresë të shefit të policies. Kristodulos, kimiku i “Celulave të Zjarrit” u largua me leje 7-ditore nga burgu Koridhalos, pak para Krishtlindjeve dhe nuk u kthye, duke u shpallur në kërkim që më 6 janar 2014 . Një ditë më vonë, më 20 janar, kimiku Kristodulos është rishfaqur me një video dhe një letër , duke u bërë thirrje “shokëve të së majtës ekstreme dhe anarkistëve që të përgatiten për luftë. “E kam marrë një herë vendimin që të shkrepren sërish pushkët guerile”- tha ai në letrën e tij.

foto3 foto4 foto5 kimiku foto1 foto2

May 3, 2014 10:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*