Grekët paguajnë 10-15 euro për seks me refugjatët

February 28, 2016 20:17

Grekët paguajnë 10-15 euro për seks me refugjatët

Ky është një raport për atë se si refugjatët janë duke mbijetuar në rrugë dhe lulishtet e Athinës, të bllokuar pasi Maqedonia mbylli disa ditë më parë kufirin dhe nuk ka lejuar të kalojnë ata që nuk janë sirianë. Në një shkrim të sajin, “British Observer” shkruan ndër të tjera, se grekët janë duke paguar 10 deri në 15 euro për seks me refugjatët që rrinë në Sheshin Victoria.

Teksti përshkruan jetën e zymtë të njerëzve që kanë “përmbytur” sheshin Victoria dhe zbulon edhe detajet nga “netët e dyshimta” dhe pagesat nën dorë që përfshijnë ndër të tjera edhe blerjen e seksit nga emigrantët e rinj.

Raporti citon një dëshmitar në qendër të Athinës, i cili tregon për gazetaren: “Ata nuk duan të mitur, marrin të rinjtë që shkojnë vullnetarisht në shtëpitë e tyre, u ofrojnë të bëjnë dush dhe i paguajnë 10 apo 15 euro në këmbim të seksit. Disa shkojnë, ata që nuk kanë para”,­ shkruan gazeta e cila më tej thekson situatën e rënduar në të cilën gjenden refugjatët për ushqim dhe për kushtet minimale të jetesës.

February 28, 2016 20:17
Komento

1 Koment

  1. ZZZZZZZZZZZZZ...... February 29, 10:03

    FIX SI ME SHQIPTARET NE 91…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*