“Italiani gërmon kanale, gjermani shërben si kamarier, greku pastron këpucët e amerikanëve për pesë cent”. Amerika e 1900-s sipas Marksit dhe Veberit

September 16, 2020 13:57

“Italiani gërmon kanale, gjermani shërben si kamarier, greku pastron këpucët e amerikanëve për pesë cent”. Amerika e 1900-s sipas Marksit dhe Veberit

Në një intervistë botuar sot në DITA sociologu dhe diplomati Fatos Tarifa shkruan ndër të tjera si e kanë parë dhe vlerësuar Amerikën disa nga intelektualët europianë më të njohur të shekullit të 19-të.

Ajo që njihet më pak, sidomos nga publiku shqiptar, është interesimi që kishte Karl Marksi për Amerikën dhe marrëdhënia e tij me historinë dhe me shoqërinë amerikane të kohës së vet. Edhe pse, kur ishte i ri, Marksi kishte menduar seriozisht të emigronte në Amerikë, ndoshta në Texas, ai nuk shkeli kurrë në atë vend.

Gjatë periudhës së Luftës Civile, Marksi shkroi për gazetën New York Daily Tribune si korrespondenti i saj në Europë. Ai botoi në atë gazetë rreth 350 artikuj mbi Luftën Civile, të cilët lexohen me interes nga shumë historianë, sociologë dhe ekonomistë edhe sot, pas 160 vitesh.

Karl Marx

Shkruan Tarifa:

“Për Marksin, Shtetet e Bashkuara ishin, në të vërtetë, një case study. Në atë vend, sipas tij, kapitalizmi u zhvillua si në një greenhouse. Tek Amerika ai dalloi të parin vend tërësisht kapitalist, i cili kultivoi te njerëzit idenë se puna është burimi i pasurisë dhe pasuria i vetmi objekt i punës.

Për më tepër, edhe pse në atë kohë Amerika ishte bërë një ndër tre gjigandët industrialë të botës, ky vend ende nuk kishte krijuar një sistem strikt dallimesh klasore. Kjo, sipas Marksit, shpjegohej me faktin se Shtetet e Bashkuara nuk kishin pasur një të kaluar feudale dhe as i kishin njohur patologjitë e rendit feudal.

Ndryshe nga Tocqueville, i cili tek Amerika shihte një model për zhvillimin edhe të Europës, Marksi besonte se e ardhmja e Amerikës është Europa”.

Një tjetër intelektual i shquar europian, i cili shfaqi një interes të jashtëzakonshëm për Amerikën, ka qenë Max Weber. Weber e vizitoi Amerikën vetëm një herë, në vitin 1904.

Max Weber

Shkruan Tarifa:

“Vizita e Weber-it në Shtetet e Bashkuara dhe përvoja që ai fitoi gjatë atij udhëtimi ndikuan thellësisht në pikëpamjet e tij mbi emigracionin, mbi kapitalizmin, mbi shkencën dhe kulturën, mbi racat dhe diversitetin kulturor, mbi Protestantizmin dhe modernitetin, tema këto gjerësisht të trajtuara në veprat e tij. Gerth dhe Mills, në biografinë që kanë shkruar për të, na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë pa dhe çfarë kuptoi Weber në Amerikë.

Ata shprehen: “Weber mahnitej me të ashtuquajtin rush hours në Manhatanin e poshtëm, çka atij i pëlqente ta vëzhgonte nga mesi i Urës së Bruklinit, si një panoramë transporti masiv dhe lëvizjeje të zhurmshme. Grataçielat, të cilat ai i shihte si ‘fortesa të kapitalit’, i kujtonin atij pikturat e vjetra të kullave në Bolonjë dhe në Firence”.

Çikago, nga ana e saj, me shkallën e lartë të krimit e të dhunës, me kontrastet e veta të mprehta mes bregut të artë dhe lagjeve të varfra, “tymit, pisllëkut, gjakut dhe anëve të errëta” të grataçielave, i la Weber-it përshtypjen e një qyteti “të jashtëzakonshëm”.

Këtë përshtypje të tij e thelloi edhe më tej përzierja “e lodhshme” e njerëzve që e popullonin atë qytet dhe për të cilët ai shkruante:

“Grekët pastrojnë këpucët e amerikanëve për pesë cent, gjermanët shërbejnë si kamerierë, irlandezi merret me politikë dhe italiani gërmon kanalet e pistë. Me përjashtim të disa zonave rezidenciale, i tëri ai qytet gjigant, më i madh se Londra, është si një njeri, të cilit i është zhveshur lëkura dhe mund të shohësh se ç’ndodh brenda trupit të tij”.

 

——–

Intervista e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

September 16, 2020 13:57
Komento

22 Komente

  1. ? September 16, 14:10

    Po shqiptari cfare bente ne ate kohe ne Amerike? A ka thene gje Kar Marksi per kete pune?? Jo per gjo po nqs italiani, greku e gjermani bonin ato pune qe kishte “studiuar” Marksi lind pyetja cfare kombesie kishin ata qe nxirrnin parate me thase indianet lekurekuq, se vetem ata ishin autoktone ne Amerike, gjithe te tjeret ishin te ardhur.

    Reply to this comment
    • Emigrant September 16, 14:22

      o antishqiptar

      E para, e ka thene Weberi jo Marksi dhe kjo tregon qe ti komenton pa lexuar.

      E dyta pse te djeg kaq shume qe kane bere pune te rendomta edhe greket e italianet?

      Ngaqe je gjakprishur?

      Reply to this comment
      • ? September 16, 15:11

        O Miço emigranti, me ke keqkuptuar totalisht. Nuk me dogji fare qe greket, italianet dhe gjermanet kane bere pune te rendomta, te gjithe ashtu e kane filluar dhe e fillojne, thjesht isha kurioz te dija a kishte thene ndonje gje ky gjeniu, qofte Marksi, qofte Weberi per shqiptaret, pra ceshtje kurioziteti. E dyta me shume e kisha me faktin qe Ameriken e bene emigrantet qysh ne fillim, keshtuqe nga te gjitha kombesite kishte edhe qe benin pune te rendomta, edhe qe u pasuruan me shpejt se te tjeret, sepse siç e di edhe ti o Miço asnje Europian nuk eshte autokton ne Amerike. Shpresoj ta kesh kuptuar tashti.

        PS. Mos u nxito ti quash te tjeret “antishqiptar”. Mos kujto se kjo te ben ty “shqiptar” me te mire. Midis nesh, a e ke degjuar ate shprehjen” Shqiptari si kari, sa me shume t’ia ferkosh koken aq me shume ngrefet”. Shpresoj te mos jesh keshtu shqiptari o Miço emigranti, se po te ishe kaq shqiptar i mire nuk e kishe braktisur Mëmën Shqiperi.

        Reply to this comment
    • Gzim Kulufi September 16, 18:55

      @? Ne kohen e Marksit shqiptaret thuajse nuk njiheshin fare ne Europe, megjithate ai i ka permendur edhe shqiptaret e kryesisht duke permendur Gjergj Kastriot Skenderbeun.

      Reply to this comment
      • ? September 16, 22:15

        O Gezim, o Gezim puna jote aferim, po perse ore ju zuri halli te gjitheve te sqaroni se cfare ka thene Kar Marksi per shqiptaret. Nuk hani as ironi, as metafora, as nentekste, ju e doni me sopate ballit. Megjithate ma nxorre merakun patriotiko – atdhetar se edhe Marksi e paska ditur Skenderbeun e madh. Kar Marksi bile, po ta germosh mire e mire del Shqiptar na Kuçi se stergjyshi nga baba e kishte nonen na Kuçi i Vlores.

        Reply to this comment
  2. George September 16, 14:10

    Une e lexova intervisten e plote te Profesorit “eksepsional” (ne shqipen e bukur: “të jashtëzakonshem”), por nuk u ngopa, doja me shume per Belulin.

    Reply to this comment
    • Arben September 16, 15:16

      Skifter Këlliçi shkruante letra anonime partisë, se sa bukur komentonte ngjarjet sportive skifter Këlliçi

      Reply to this comment
  3. Filozof Praktik September 16, 14:14

    Kohet qe pershkruan Marksi kane marre fund me kohe, prandaj edhe narrativa e Marksit eshte totalisht obsolete. Eksperimentet sociale bazuar ne perrallat e ketij psikopati te pashoq dhane katastrofa te verteta. MJAFT!

    Reply to this comment
    • Biometri September 16, 14:33

      Po ti mo debil interneti
      Do konkurosh Marksin ti?
      Ej zot, cfarë mitomanësh mban sipër kjo tokë

      Reply to this comment
      • Filozof Praktik September 16, 15:03

        Ti nuk e di kuptimin e fjales mitoman. Hap ndonje fjalor te mire qe te gjesh kuptimin e kesaj fjale. Perdorimi i fjaleve qe nuk ua di kuptimin, por qe kujton se ua di, ty te ben injorant aktual. Arsyeja eshte e thjeshte, ty te ka ngel ora ke Kar Marksi dhe nuk merr guximin te mendosh ndryshe. Eshte pak si puna e te krishtereve me Krishtin dhe muslimaneve me Muhametin, po ti mund te vazhdosh ne rrugen tende pa e kuptuar asnje here qe ke arritur fundin e asaj rruge dhe nuk ke ku shkon me. Mos kujto se duke i quajtur te tjeret “debil interneti” e ke fituar davane.

        Reply to this comment
  4. . September 16, 14:44

    Çfarë bënin europianet në amerike sipas Maksutit Europianet punonin per veten e tyre dhe per Europianet siç ndodh dhe sot.
    Pra Psikopatizmi Maksutian treguar sot për Psikopatet Maksutian

    Reply to this comment
  5. demo September 16, 15:22

    Nuk paska verejtur Marksi Dallime te thella klasore..
    Nuk kishte material marxist per Rrevolucion..
    Marxi nuk gjeti fuci baruti per t`i vene shkrepsen,prandaj nuk paska shkuar ne Amerike.
    Prandaj Evropa ishte e ardhmja e Amerikes,kur ndodhi krejt e kunderta.

    Reply to this comment
  6. jo...hallduper islamike, per komente mbi...gjenite . September 16, 15:39

    o arben; komento vetem per kuranin . lexoje nga prapa perpara dhe “komentoje” nga…poshte larte .
    …dhe beji kerkese gazetes se “nerume” dita, te therrase kuraniste ne kete gazete, te na “ndricojne” mendjen .

    Reply to this comment
  7. Drenova September 16, 15:55

    Lexojme gati cdo dite pamflete politiko-filozofike nga i nderuari Tarifa,por nje gje nuk kam mundur te kuptoj:
    -Per cilet shtresa shoqerore dhe per cfare qellimesh i mbush faqet e gazetave ky prof,dr.?
    Mire qe paska kaq deshire te shkruaj per SHBA,por pse nuk e thote se per cfare qellimi i duhet te shkruaje?
    Se per SHBA shkruajne e gjithe bota dhe nuk besoj se Tarifa do t’i shtonte ndonje gje SHBA nga mburrjet e tij!
    Pervec qellimeve te dukeshme te Tarifes per t’u shfaqur si koke e madhe e diplomacise e politikes boterore nuk shoh asnje nuance qe Tarifa sahfaq deshiren e tij qe t’i sherbeje shqiptareve me gjithcka shkruan!
    Se pari dua t’a pyes Tarifen,se me gjithe kohen e gjate te jetes studimore dhe diplomatike ne SHBA, si nuk ka thene se cfare duhej te perfitonte Shqiperia keto 30 vjet kapitalizem nga pervoja amerikane,nga ndertimi dhe funksionimi i shtetit ligjor,nga demokracia,nga respektimi i lirive dhe te drejtave te njeriut si dhe organizimi e funksionimi i administrates qendrore dhe vendore atje?
    Ne se Tarifa ka njohur vetem anen teorike te zhvillimeve ne SHBA dhe ka qene larg kontaktit me realitetin politik,social,juridik dhe shteteror,atehere nuk ka pse merr persiper te mbushe faqet e gazetes se nderuar DITA me theniet e filozofeve me te medhenj te botes,se shqiptaret sot jane akoma ne gjendjen ku objektiv kryesor kane sigurimin e ushqimit ditor te familjes dhe sigurimin e jetes se familjeve te tyre e jo ngritjen shkencore te intelektit te tyre!
    I rekomandoj z.Tarifa,qe ne se do tentonte te qendronte me kembe ne toke,atehere duhet t’u spjegoje shqiptareve,se pse ne Shqiperi cmimi i naftes eshte 5-6 here me i shtrenjte se sa ne Michigan,atje ku ka studiuar Tarifa disa vjet?
    Pse ne Shqiperi shteti per cdo liter nafte merr 120 leke akcize duke e cuar cmimin ne stratosfere?
    Por cmimi i larte i naftes con automatikisht edhe ne rritjen e kostos se transporteve te te gjitha mallrave,gje qe do te thote edhe rritje te te gjitha cmimeve te mallrave ne Shqiperi!
    Per analogji Tarifa mund te na thote se sot shqiptaret e paguajne ujin e pa pijshem ne shtepite e tyre si uje te pijshem,per me teper me nje cmim 8 here me te larte se cmimi i energjise elektrike,kur dihet qe kosto e prodhimit dhe sidomos e importit te energjise eshte shume here me i larte se i ujit !
    Z.Tarifa mund te na shkruaje edhe per gjera me te rendesishme se kaq sa permenda me siper!
    Fjala vjen,mund te na sqaroje arsyet se pse duhet te studiohet dhe te llogaritet “Minimumi jetik i njerezve ne Shqiperi”!
    Pse nuk ka marre guximin asnje qeveri ta shpalle ate,por qellimisht e kane quajtur te tille thjesht rrogat minimale,gje qe nuk ka asnje lidhje!
    Aq me teper qe prej 8 vjetesh sundon nje qeveri e ashtuquajtur e MAJTE,por qe as ka denjuar te vere gishtin ne kete plage te rende te mjerimit migjenian!
    Minimumi jetik ne Shqiperi as eshte studiuar e as eshte shpallur nga frika se do te rrezohej e gjithe piramida mashtruese e rrogave dhe pensioneve si dhe do kuptohej qarte se ndihmat sociale dhe shumica e pensioneve jane te tilla sa pak dallon jeta e perfituesve te tyre nga qente e rruges!
    Si mund te marre persiper Rama kete nisme kaq te madhe,kur ai edhe sot u kompeson rritjen e cmimit te bukes dhe gazit pensionisteve me 150 leke ne muaj,sipas VKM te vitit 1994,kur dihet se cmimet jane 20 fishuar?
    Si mund ta beje kete vetvrasje Rama per pensionistet,kur per 8 vjet te sundimit te tij diktatorial nuk ka bere ASNJE RRITJE PENSIONESH,por ka quajtur te tille indeksimin e tyre per shkak te rritjes vjetore te cmimeve sipas INSTAT-it?
    Keto e te tjera kane nevoje shqiptaret sot,z.TYarifa e jo per filozofite tuaja shterpe,qe nuk na shtojne asnje lek ne shtepite tona!
    Me keto shkrime skolareske,jashte realitetit shqiptar te shumices se shqiptareve,ju keni tradhetuar idealet per te cilet punoi babai juaj i nderuar!
    Per Marksin shkruan e tere bota,ndersa per krimin,korrupsionin dhe mjerimin e shqiptareve sot nuk shkruan njeri,perderi sa edhe ju si shqiptar merreni me “Luften e Yjeve”!

    Reply to this comment
  8. Kola September 16, 16:02

    Te lumte z.Tarifa, nje intelektual dhe qytetar qe shfrytezon te gjitha mundesite, e ke jetuar dhe e jeton jeten ne tere kuptimin, duke dhene edhe kontribute te cmuara. Shendet dhe suksese.

    Reply to this comment
  9. fteri September 16, 16:48

    Grekët pastrojnë këpucët e amerikanëve për pesë cent, gjermanët shërbejnë si kamerierë, irlandezi merret me politikë dhe italiani gërmon kanalet e pistë.
    PO SHQIPTARËT ?……KRENOHESHIN ME “TOPUZIN” E MADHË QË JA FUSTE MADAMËS FRANCEZE ,NËNË GJËMIMIN E TOPAVE ANGLEZ ,ME MUZIKËN KLASIKE TE BETOVENIT,DHE I JEPTE “FUND” me Koncertin e Vienës,në një kasolle i ngujuar në hasmëri ,bridhte me pantallona të grisura me thes në krahë për 10 kg, misër.

    Reply to this comment
  10. Erdogan September 16, 17:05

    Marksi ka thene nje gje te Vertete,qe Sh.B.A eshte vazhdim i Identitetit Evropiane che ky i fundit eshte vazhdim i identitetit Greke.
    Marksi ka thene qe ne Evropianet do shkojme perpara,po te ngecim diku do kthehemi pas se ckane thene ai popull i “vogel” dhe i Lashte qe eshte Greqia.
    Besoj se e lexuat qe ne Suedi para disa muajsh u ngrit ideja qe Historia neper Shkolla te filloj nga Shekulli i fundit dhe Akademik dhe Filosof tha qe kudo ku shikojme eshte Greqi.
    Cfare mendonin ata per kete Opinion.
    Sepse edhe termi Rilindja Evropiane Greke tregon qarte qe kishte vdekur nga Krishterimi dhe Islamizmi.
    Bile edhe sot Cifutet duan ta perdorin Krishterimin qe historikisht i ka duart me gjak dhe qe nuk lejonte Lirine,Demokracine,Dashurine,Shkencen.Ndryshe nuk shpjegohet Evropa te bie kaq poshte te braktise vetveten dhe te behet viktime e ketyre Diktarurave Arabe.
    Nuk jane Gradacelat apo dollaret qe krijojne Civilizim,por Kultura,Dija,Filosofia,Tradita,Respekti.
    Amerika eshte ndertuar e sklever,me racizem,me zhdukje popullsie.
    Te tjerat jane brockulla.

    Reply to this comment
  11. Drenova September 17, 14:57

    O shqiptare te mjere,qe komentoni ketu per te vdekurit,ndersa askujt nga ju nuk i bejne pershtypje faktet dhe arsyetimet qe rreshtoj une,por qe na prekin te gjitheve!
    Mos valle censurohen komentet,se me duket habi,qe per buken e gojes te secilit heshtin dhe merren me Marksin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim