Grekët protestë masive kundër arsenalit kimik sirian

March 23, 2014 20:42

Grekët protestë masive kundër arsenalit kimik sirian

Grekët protesuan sot në ishullin e Kretës për të dënuar shkatërrimin e planifikuar të armëve kimike siriane në lindje të Mesdheut, njoftojnë burime policore lokale. ”Sot Kreta i tha ‘jo’ shkatërrimit të arsenalit sirian në Mesdhe”, deklaroi prefekti i Kretës, Stavros Arnautakis, i cili mori pjesë në këtë manifestim të organizuar nga parti të majta dhe nga shoqata ambientaliste.

Protesta u zhvillua në mënyrë simbolike në manastirin ortodoks të Arkadit në Rethimno, në qendër, bastion i rezistencës së banorëve të Kretës ndaj pushtimit osman në shekullin e 19-të.

Ky është manifestimi i dytë masiv në Kretë brenda dy javëve pas atij të 9 marsit, që u zhvillua në La Canée, në lindje të ishullit dhe ku u mblodhën rreth 2 000 persona.

“Nuk është kryer asnjë studim serioz dhe nuk janë bërë të njohura rreziqet e këtij operacioni në rast aksidenti”, u shpreh pedagogu i Shkollës Politeknike të Kretës, Evangélos Gidarakos, i cili mori pjesë në koordinimin e lëvizjes dhe ishte i pranishëm në manifestim.

Procedura e shkatërrimit të armëve kimike siriane në detin Mesdhe ka shkaktaur protesta në Itali dhe Greqi, pavarësisht garancive të qeverive përkatëse se operacioni nuk paraqet asnjë rrezik për ambientin.

March 23, 2014 20:42
Komento

1 Koment

  1. merobaze March 23, 22:16

    NGA ISHULLI I KRETES DERI NE VESH TE EDI RAMES.

    qe te mos genjehet me nga “KARAMELET” helmuara te John Kerry-it dhe Valdimir Putinit me shume bamiresi dinake nga pas dhe qe Edi Rama te mos genjeje me shqyptaret ne spjegimet e tij pas pilafit me akuza qe shqyptaret nuk e kishin BOSIN e tyre per “shanset e humbura” te Aleatit Strategjik, ne nje kohe qe LHL-te e Asadit po tmerrojne greket dhe italianet edhe ne det te hapur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim