Grekët, sa racistë!

March 29, 2018 11:22

Grekët, sa racistë!

Në Greqi u shënua rritje e incidenteve të dhunës raciste gjatë vitit 2017.

Rrjeti i Raportimit të Incidenteve të Dhunës Raciste ka dokumentuar bashkëjetesën e tendencave kundërshtare brenda shoqërisë greke. Nga njëra anë, vërehet një forcim i pranisë së grupeve me ideologji ksenofobe dhe ngjarjeve të dhunës ndaj organizatave të refugjatëve – përcjell ResPublica.

Në 34 raste emigrantët u vunë në shënjestër për shkak të origjinës etnike, fesë, ngjyrës dhe / ose identitetit gjinor. Në 7 raste, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe punonjësit e organizatave ose agjencive që ofrojnë shërbime për refugjatët po ashtu ishin në shënjestër.

Në 11 raste  u vunë në shënjestër vende të shenjta ose simbolike të  komunitetit hebre, ndërsa në 55 raste sulmi u krye nga një grup me (të paktën 2 persona).

Një numër i konsiderueshëm i sulmeve kanë rezultuar me lëndime trupore, ndërsa të tjera me  kërcënime, zhvatje, incidente të ngacmimeve verbale ose delikuencës, apo poshtërimit.

Organizatat kërkojnë nga shteti të intensifikojë përpjekjet për të krijuar një sistem efiçent, në të cilat viktimat e dhunës raciste, homofobike dhe transfobike të marrin mbështetjen e duhur.

b.m. / dita

March 29, 2018 11:22
Komento

1 Koment

  1. I URTI March 29, 18:35

    Po pse keshtu… , a nuk kane ngjyres e cokollates edhe vete greket ?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*