Greqi, 30-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një tren
Nga Arkiva
Një 30-vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga një tren në Pella të Greqisë.
Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm.
Nga informacionet paraprake thuhet se i riu ishte ulur në shinat hekurudhore, para se të zvarritej nga treni.
Autoritetet lokale të policisë bëjnë me dije se ata janë njoftuar tre orë më vonë për vdekjen e 30-vjeçarit, nga një qytetar që po kalonte aty pranë.
Tashmë pritet dëshmia e kushëririt të tij 40-vjeçar, që e shoqëronte, të hedhë dritë mbi shkaqet e incidentit.
Viktima raportohet se kishte hyrë ilegalisht në shtetin fqinj me të afërmin e tij.
s.a/dita
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento