Një shqiptar i kërkon 2 mln € dëmshpërblim shtetit grek

April 7, 2014 09:00

Një shqiptar i kërkon 2 mln € dëmshpërblim shtetit grek

Një shqiptar kërkon 2 milionë euro dëmshpërblim nga shteti grek. Siç njoftojnë mediet e shtetit fqinj, shqiptari me iniciale J.K pretendon se u dënua padrejtësisht për drogë. J.K u kap në vitin 2005 për trafik kokainë me 3 austriakë. Policia në Rodos verifikoi shumën e 18 mijë eurove, të cilat u dyshuan se vinin nga biznesi i kokainës. Austriakët thanë se i kishin marrë 18 mijë euro hua shqiptarit, kurse bashkëkombasi pretendonte se ua dha austriakëve paratë që të investonin në biznesin e tij të ndërtimit, ku punon që prej vitit 1993 në Rodos.

Në një lokal u gjet një kg kokainë që pretendohej se ishte trafikuar prej këtyre 4 personave. Në vitin 2006, një vit pasi u arrestua, shqiptari J.K, u la i lirë dhe që në ato ai ai kërkoi 937 mijë euro dëmshpërblim për burgim të padrejtë dhe humbjet e pësuara nga veprimet abuzive dhe të paligjshme të institucioneve, si dhe shumën prej 1.000.000 euro në kompensim financiar për të rivendosur dëmin e pësuar. Ndërkaq, para pak orësh, me vendimin me nr 45, Gjykata Administrative e Rodosit, shkarkoi 3 anëtarë të saj për parregullsi gjatë gjykimit, ndërsa procesi gjyqësore është ende në vijim.

 

April 7, 2014 09:00
Komento

3 Komente

  1. Pëllumb zaimi April 7, 11:27

    Bravo shqiptari J.k! Trego që shqiptarët jane njerëz me integritet dinjitet e personalitet! Mos u tërhiq, sulmo! Pa t’u dridhur qerpiku. Dhe pastaj,-do të fitosh!!! Se s’bën!?

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit April 7, 11:44

      Bashkohem me ty zoti Zaimi, por do te shtoja, qe ne keto raste, do te ishte mire, qe te intervenonte edhe institucioni i avokatit te popullit te Republikes se Shqiperise, duke e ndihmuar me instrksionet e domosdosshme ligjore, pse jo edhe duke e mbrojtur direkt neper gjyqet greke, qe parate e pageses, mos ti marre nje avokat grek, qe te rrjepin, por ti mare per sherbimin, nje avokat i ketij institucioni.
      Kjo do te jape edhe sinjalin pozitiv, se tashme ka ardhur koha, qe shteti shqiptar, me ane te institucioneve te veta, merr ne mbrojtje shqiptaret kudo qe ndodhen.
      Te pershendes

      Reply to this comment
      • Lleshi April 7, 12:30

        Pse kaq pretendime more zotni ! Cfare kerkoni nga Avokati I Populit ! Ai eshte duke u marre me LGBD -ne sepse kerkon kryesine e Shoqates , ti e ngaterron me gjera te stisura ! Lere tani dhe mos i bjer ne qafe ! As Konsullates grekofone te Republikes se Bananeve te Shqiperise mos i bjer ne qafe ! Sepse keta nuk kane ndonje detyrim ligjor per te siguruar mbrojtjen e interesave te shtetasve shqiptar ne Gerqi ! Keta kane vajtur vetem per te bere Evro !

        Ooouuu popul qe nuk merr vesh fare ! Pse e ha Avokati i Popullit apo Konsullata ate koqe te uliri ?

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*