Greqi, burg shqiptarit me 1 ton heroinë, zbulohet një rrjet droge Turqi-Shqipëri

June 21, 2014 09:18

Greqi, burg shqiptarit me 1 ton heroinë,  zbulohet një rrjet droge Turqi-Shqipëri

Disa raste të trafikut të drogës, ku janë implikuar shqiptarët ose Shqipëria, janë regjistruar orët e fundit në Greqi, ku së pari nisi gjyqi ndaj anëtarit shqiptar të rrjetit që u kap me 1 ton heroinë, u sekuestrua një sasi e madhe marijuane që vinte nga Shqipëria si dhe u zbulua një rrjet që importonte drogën nga Turqia dhe Shqipëria. Kështu, një gjykatë greke nisi procesin gjyqësor ndaj 29-vjeçarit shqiptar, S.Ll, që akuzohet si një ndër përgjegjësit për trafikun e heroinës nga Afganistani, për në Europë, duke përshkruar edhe Shqipërinë. Ai i’u dorëzua autoriteteve greke, menjëherë pasi policia sekuestroi mbi një ton heroinë. Ai hapte derën e garazhit, ku hynte heroina, pasi merrte SMS nga djali i pronarit të kompanisë së mermerit, të cilët organizonin trafikun. Sakaq, dje në portin e Patras janë sekuestruar plot 348 kg marijuanë, që sipas autoriteteve greke, e cila vinte nga Shqipëria. Policia e shtetit fqinj tha se shkatërroi një rrjet që importonte heroinën nga Turqia dhe Shqipëria dhe e trafikonte në Greqi. Në Ilion u kapën 3 shqiptarë, të moshës 32, 33 dhe 39 vjeç. Përveç heroinës, u kap edhe një sasi e vogël kokaine, si dhe u sekuestrua një laborator që përpunonte drogën dhe 23.650 euro.

June 21, 2014 09:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*