Greqi, debate për heqjen e pensioneve të minoritarëve në Shqipëri

Redaksia Online December 22, 2012 10:02

Greqi, debate për heqjen e pensioneve të minoritarëve në Shqipëri

Ndërsa në Greqi po diskutohet për heqjen e pensioneve të rreth 18000 minoritarëve grekë nga Shqipëria, Demokracia e Re po e kundërshton me forcë këtë fakt. Deputeti i kësaj force, Jani Mihelaki ka kërkuar interpelancë me ministrin grek të Punës dhe atë të Financave në lidhje me këtë çështje. Sipas tij, heqja e pensioneve është “një padrejtësi të madhe që iu bëhet pensionistëve të Epirit të Veriut”.

Mihelaki thotë se “Humbja e pensioneve do të jetë një goditje e padurueshme për pensionistët nga Epiri i Veriut në mes të krizës më të rëndë ekonomike që ka parë Greqia. Problemi i grekëve të Epirit të Veriut është se në Shqipëri marrin një pension jo më shumë se 100 euro në muaj, por përveç dimensionit të dukshëm ekonomik të problemit, ata do të privohen edhe nga kujdesi shëndetësor, pasi do t’i shtohen numrit të të pasiguruarve, që është trefishuar në dy vitet e fundit”, citon GSH Mihelakin.
Mihelaki sjell në vëmendje deklaratat me karakter nacionalist të Berishës dhe thekson se në këto kushte Greqia duhet të marrë masa për mospërkeqësimin e standardeve të jetesës së minoritetit grek, për më tepër kur pensionet e kësaj kategorie janë minimale dhe nuk i kalojnë të 400 eurot. “Në një kohë, kur kryeministri shqiptar Sali Berisha këmbëngul në deklaratat provokative rreth “Shqipërisë së Madhe”, Greqia duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e standardeve të jetesës së minoritetit grek dhe të shmangë në këtë mënyrë rrezikun e çrrënjosjes së tyre nga vendi”.

Redaksia Online December 22, 2012 10:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*