Greqi, Demokracia e Re reagon për deklaratat e Ramës

November 21, 2017 21:13

Greqi, Demokracia e Re reagon për deklaratat e Ramës

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, ka reaguar ndaj asaj që e quan “deklarata provokuese dhe ofenduese të kryeministrit shqiptar Edi Rama”.

Në reagimin e saj, Partia Konservatore akuzon Ministrinë e Jashtme greke, që sipas Demokracisë së Re vazhdon të heshtë, 48 orë pasi janë bërë deklaratat.

“Vetëm pesë ditë pas negociatave të shumëreklamuara të Kretës dhe super optimizmit të Ministrisë së Jashtme greke, kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, ka bërë deklarata të reja provokuese dhe ofenduese për Greqinë.Duket se zoti Rama nuk ndan të njëjtin optimizëm me zotin Kotzias (Ministri i Jashtëm i Greqisë”, shënon Demokracia e re dhe shton:

“Pas 48 orë heshtjeje, a ka diçka për të thënë Ministria e Jashtme? A do të reagojë dhe nëse po, në ç’mënyrë?Gjithsesi, Demokracia e Re kishte paralajmëruar në kohën e duhur”, përfundon deklarata e nënshkruar nga shefi i Departamentit të Jashtëm të partisë më të madhe të opozitës, Jorgos Kumutsakos.

Pjesë nga deklaratat e kryeministrit shqiptar kanë publikuar dy prej gazetave opozitare greke, Proto Thema dhe Elefteros Typos.

Sipas tyre, Rama gjatë fjalës para Ambasadorëve shqiptarë të akredituar nëpër botë, me 19 nentor, ka deklaruar ndër të tjera.

“Shqipëria e kishte mësuar keq Greqinë dhe tashmë nuk do të heshtë për çështjet historike ndërmjet të dy vendeve”.

Gjithmonë sipas këtyre mediave greke, Rama ka theksuar se marrëdhëniet shqiptaro – greke duhet të zgjerohen e të forcohen, por kushti është kapërcimi i problemeve të mbetura pezull.

 “Me këto probleme, nënkuptohet shfuqizimi i ligjit të luftës dhe çështja çame”, vë në dukje Eleftheros Typos.

Fjalën që kryeministri mbajti në takimin me ambasadorët, nuk rezulton të ketë referime ndaj Greqisë apo marrëdhënieve shqiptaro-greke. Të paktën po t’i besohet versionit të publikuar në portalin zyrtar të Kryeministrisë.

Ndërkaq, zoti Rama i ka bërë këto deklarata, por para një viti. Dhe kjo gjendet fare lehtë, duke bërë një kërkim në Google.

“Për një kohë të gjatë fqinjët tanë u mësuan “keq” që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar e të heshtur, që bënin sikur s’kuptonin kur ka qenë fjalë për çështje që s’mund të anashkaloheshin”, ka deklaruar ndër të tjera Rama, duke folur në samitin e Diasporës, më 19 nëntor 2016.

November 21, 2017 21:13
Komento

4 Komente

  1. Aliu nga Selenic November 22, 09:24

    I lumte Edi Rames .Rama po e kryen mjafte mire detyren ndaje Atedhuat te vet Shqiperi.!

    Reply to this comment
  2. Kamunisti November 22, 10:21

    Cfare ka te keqe ketu ne deklaratat e KM!?
    Deklarate nese korekte.
    Greket duhet te qyteterohen dhe te heqin dore nga iredentizmi. Nqs pretendojne se jane pasardhes te Heleneve gje e cila nuk provohet ne asnje rast atehere duhet te respektojne lirite e shprehjes, te drejtat e prones dhe te minoriteteve si dhe referimin ne te drejten evropiane ne zgjidhjen e çeshtjeve qe u perkasin raporteve per fqinjesi te mire mes dy shteteve.
    Eshte absurde te nendosh qe fqinjet tane na diktojne kushte per resoektimin e minoriteteve gje te cilin historikisht shteti shqiptar e ka bere edhe pa ja kerkuar, nderjohe kur Greqia eshte nder te paket shtetet e Evropes se bashkuar e cila nuk ka ratifikuar konventen kuader per minoritetet dhe nuk njeh minoritetet ne vendin e vet.
    Retorikat nacionaliste nuk i ndihmojne marredhenieve te fqinjesise se mire. Nqs greket kane ngarkesa mendesie iredentiste te cilat i mbajne lidhur me te kaluaren e tyre te turpshme ne raport me shqiptaret te shekullit te kaluar atehere ky eshte nje problem i tyre per tu zgjidhur. Mendesi e cila nuk i nderon si shtet antar i BE

    Reply to this comment
  3. Kisha terroriste "greke" November 22, 13:57

    Ka ikur koha e qirjeve, bashke me kopilin serb qirje saliun.

    Reply to this comment
  4. Po,Po November 22, 18:42

    Vetem idjotet e Greqise mujnd te ndihen te fyer e te provokuar , ne se shqiptaret do te kerkojne te mbajne nje qendrim te dinjitetshem e ne respekt te dyanshem , midis dy vendeve . Qendrimi i Edi Rames eshte per tu admiruar e mbeshtetur fuqishem .Ai eshte konciz , korrekt ,. e ne perputhje me praktiken ndekombetare !
    Keto qe thote shtypi grek jane qendrime megalomane, fyese per ne dhe me teper se provokuese , ndaj , le te lehin sa te duan .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*