Greqi, luftë shifrash për pjesëmarrjen në protestën për emrin e Maqedonisë

February 5, 2018 15:33

Greqi, luftë shifrash për pjesëmarrjen në protestën për emrin e Maqedonisë

 

Një milion e gjysmë protestues sipas organizatorëve, 140 000 sipas policisë.

Këto shifra varionin sot në Greqi për shkallën e pjesëmarrjes në protestën e zhvilluar dje për emrin e Maqedonisë dhe ndikim e saj në procesin e negociatave që po zhvillohen me Shkupin.

”Tubimi, që shndërroi sheshin qendror ‘Syntagma’ në një det flamujsh grekë është pa dyshim është më i madhi i mbajtur këto 25 vitet e fundit në kryeqytet, tashmë i kthyer në rutinë këto vitet e fundit me manifestime të mëdha kundër masave shtrënguese”, tha për mediat, Manos Papazoglou, pedagogu i Shkencave Politike në Universitetin e Peloponezit.

Por, për analistët dhe mediat, përfshirë opozitën, përllogaritja e organizatorëve, të cilët kishin përcaktuar si objektiv një pjesëmarrje me rreth një milion persona, nuk ishte aspak i vërtetë.

Përllogaritjet e policisë nuk ishin aq të besueshme, pavarësisht bindjes së ministrit i ngarkuar për Rendin Publik, Nikos Toskas.

”Shifrat e dhëna ishin plotësisht të sakta”, u shpreh ai në një intervistë dhënë për një televizion.

Politologu Ilias Nikolakopoulos raportoi për median një vlerësim me rreth 300 000 manifestues.

Nga ana e tij, sekretari i Shtetit për Punët e Jashme, Dimitris Mardas mori rrezikun duke i dalë kundër kampit e tij me vlerësimin e një pjesëmarrjeje prej rreth 500 000 personash.

a.s/dita

 

 

February 5, 2018 15:33
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 February 5, 18:18

    këta qekan budadllenj komplet!!
    përse nuk marrin shëmbull nga ne!!
    se luajmë bythën vëndit fare!ose maksimumi shkruajmë nëpër gazeta online!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*