Greqi, opozita presion Kotzias për bisedimet e Kretës

November 8, 2017 20:32

Greqi, opozita presion Kotzias për bisedimet e Kretës

 

Vetëm 24 orë përpara fillimit të atij që quhet “takim historik” mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku ministrat e Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati do të negociojnë në Kretë për një paketë çështjesh që prekin marrëdhëniet shqiptaro-greke, ka ardhur dhe reagimi i parë i opozitës në Athinë.

Mbrëmjen e së mërkurës, Nea Dhimokratia, nëpërmjet koordinatorit për çështjet e politikës së jashtme, Jorgos Kumucakos i kerkoi ministrit të Jashtëm të raportojë lidhur me mënyrën sesi u përcaktua axhenda e bisedimeve të Kretës.

Konkretisht, Kumucakos kërkoi të sqarohet cilat janë çështjet që do të negociohen mes palëve në atë që quhet “zgjidhje pakete”, kur janë takuar për herë të fundit komisionet dypalëshe dhe si do të negociohet mes palëve për çështjet e hapura mes dy vendeve.

Duke u nisur nga situata e deritanishme, por edhe prej ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit në Himarë, partia opozitare parashtroi një sërë pyetjesh si: Cilat janë pritshmëritë e këtyre bisedimeve? Dhe, a do të ketë dakortësi për tema të caktuara, a do të ketë sërish negociata mes dy vendeve?

“Duke shprehur dëshirën dhe inkurajimim e saj lidhur me bisedimet e Kretës, Nea Dhimokratia kërkoi që Parlamenti të ketë informacion lidhur me rezultatet e negociatave mes dy vendeve”, tha Kumucakos.

November 8, 2017 20:32
Komento

1 Koment

  1. DRENICA E KUQE November 8, 21:50

    Ministri shqiptar Ditmir Bushati duhet te mos heqe dore prej çeshtjeve te pasterta shqiptare. Himara eshte toke shqiptare siç eshte edhe Çameria e pushtuar shqiptare dhe Greqise nuk duhet t’i leshohet aspak pe. Po ashtu nuk duhet t’i leshohet pe per selfin kontinental shqiptar qe Sali Berisha e Lulzim Basha i falen Greqise…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*