Greqi, përfshihet nga flakët trageti me 875 pasagjerë

August 29, 2018 09:04

Greqi, përfshihet nga flakët trageti me 875 pasagjerë

Një traget me 875 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët gjatë natës në detin Egje.

“Elefterios Venizelos”, që bënte linjën Hania-Pire, mundi të mbërrinte rreth orës 7 të mëngjesit në Portin e Pireut, ku edhe u evakuuan pasagjerët dhe një pjesë e mjeteve.

Shkak i zjarrit, sipas dëshmitarëve thuhet të ketë qenë një shpërthim në garazhin e tragetit.

Në bordin e tij ndodheshin edhe shumë emigrantë e turistë shqiptarë, megjithatë, fatëmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë të lënduar.

l.h/ dita

August 29, 2018 09:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*