Greqia çon në parlament Memorandumin e Bashkëpunimit me Shqipërinë

May 11, 2018 08:58

Greqia çon në parlament Memorandumin e Bashkëpunimit me Shqipërinë

 

Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen në Greqi ka miratuar me shumicë votash një projektligj të paraqitur nga Ministria e Jashtme e shtetit helen, mbi Memorandumin e Bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ky vendim i hap rrugë mbështetjes së Shqipërisë nga Greqia, në rrugën e integrimit europian, në një kohë kur vendi ynë pret hapjen e negociatave në muajin qershor.

Pro Memorandumit të bashkëpunimit kanë votuar partitë e koalicionit qeveritar, Syriza dhe Grekët e Pavarur, si dhe partia opozitare Potami, ndërsa Demokracia e Re, PASOK dhe Unioni i Qendrës kanë shprehur rezerva në lidhje me këtë Memorandum.

Ashtu siç pritej, tërësisht kundër këtij Memorandumi bashkëpunimi ka votuar partia Agimi i Artë, e cila njihet për gjuhën e urrejtjes ndaj Shqipërisë.

Me votimin në Komisionin parlamentar, tashmë projektligji do të kalojë për votim në Parlament, në ditën e ardhshme.

l.h/ dita

May 11, 2018 08:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*