Greqia del nga programi i shpëtimit të Eurozonës

August 20, 2018 09:37

Greqia del nga programi i shpëtimit të Eurozonës

Greqia ka përfunduar me sukses programin 3-vjeçar të shpëtimit të Eurozonës, i projektuar për ta ndihmuar atë që të përballojë pasojat e borxheve.

Për herë të parë në 8 vjet, Greqia është e lirë tanimë të huazojë para në tregjet financiare.

Qeveria e saj u detyrua të paraqiste një sërë masash të papëlqyeshme, si kusht i kredive.

Ekonomia greke është rritur ngadalë në vitet e fundit, por është ende 25% më e vogël se kur filloi kriza.

Huatë që i janë dhënë Greqisë në vitin 2010, me ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), arritën në më shumë se 260 miliardë euro.

Kjo është konsideruar si ndihma më e madhe në historinë financiare globale.

Gjatë tre viteve, Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM) e siguroi vendin me 61.9 miliardë euro dhe kjo mbështeti përpjekjet e qeverisë greke për të reformuar ekonominë e trazuar të vendit dhe për të rikapitalizuar bankat e saj.

s.a/dita

August 20, 2018 09:37
Komento

3 Komente

  1. Arben August 20, 10:17

    Doli duke ju falur 180 miliard euro nga borxhet

    Reply to this comment
  2. gabimi i greqise me fundrina islamike, qe nuk perdori metoden "trump", me ju . August 20, 13:10

    po ik or kafshe islamike . dhe ti qe po shkruan ketu, parat e grekut te shendrruan nga kafshe analfabet’, ne njeri, por per fat te keq ne njeri pervers .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*