Greqia dhe Italia rrisin tarifat e thirrjeve ndërkombëtare për Shqipërinë

July 14, 2015 17:17

Greqia dhe Italia rrisin tarifat e thirrjeve ndërkombëtare për Shqipërinë

Operatoret celularë ne Greqi dhe Itali kanë 5-fishuar tarifat e terminimit për thirrjet Ndërkombëtare që presin nga Shqipëria.

Vendimi u bë i ditur 1 muaj më parë duke surprizuar operatorët e telefonisë celulare në vend. Rritja e tarifave të terminimit për thirrjet ndërkombëtare do të thotë që operatorët shqiptarëkëtej e tutje do t’ju duhet të paguajnë 5 herë më shumë për telefonatat e kryera nga Shqiperia drejt operatorëve të huaj në Greqi dhe Itali, duke rritur kështu kostot për thirrjet ndërkombëtare për tregun shqiptar.

Tarifa e terminimit të thirrjeve ndërkombetare është tarifa e cila operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri u paguajnë operatorëve celularëtë vendeve të Greqisë dhe Italisë për telefonatat e kryera drejt rrjeteve të tyre (Euro/minutë). Sipas të dhënave të marra nga AKEP, vetëm trafiku i thirrjeve drejt Greqisë dhe Italisë mbulon rreth 75% të trafikut total të thirrjeve ndërkombëtare. Kjo përqindje e lartë ështëelidhur edhe me numrin mëtë madhtë emigrantëve Shqiptarë në këto 2 vende në krahasim me vendet të tjera të Europës.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, në një situatë të tillë,rritja e kostove te terminimit për thirrjet ndërkombëtare ndikon drejtpërsëdrejti nëtarifat lokale dhe kostot e operatorëve të telefonisë celulare Sipas përllogaritjeve, duke u bazuar në trafikun aktual tëtelefonatave nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Italisë, me vendimin për 5-fishimine tarifave të terminimit, operatorëte telefonisë celulare nëShqipëri do ti paguajnë këtyre shteteve më shumë se 40 million Euro në vit, 5 herë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm (për të njëjtin volum trafiku).

 

July 14, 2015 17:17
Komento

3 Komente

  1. elio July 14, 19:34

    Nuk e kuptoj nese beheni merak sa do te paguajne oprtatoret shqipetare apo konsumatoret???
    Thoni qarte qe nje thirrje per ne itali do te kushtoje 7-8 fish me shtrenjte duke patur parasysh normen e fitimit dhe TVSH..

    Reply to this comment
  2. realisti July 15, 09:56

    Greqia dhe Italia , po pse Greqia dhe Itala ! A jane apo nuk jane private kompanite e telefonise celulare ? Perse nuk permend emrin e kompanoise? C’hyn shteit gerk apo ai italuian? Pse shyeti e cakton cmimin?

    Reply to this comment
  3. LORA July 15, 10:51

    Lajmi nuk thote me kryesoren,,,cfare ka bere AKEP-I yne ne kete realitet gangsterizmi????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*