Greqia e Maqedonia do ndërtojnë një naftësjellës të ri?

August 27, 2016 20:34

Greqia e Maqedonia do ndërtojnë një naftësjellës të ri?

Pavarësisht nga mosmarrëveshjet politike, Greqia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ranë dakord mbi ndërtimin e një tubacioni të transportimit të naftës dhe gazit nga porti i Selanikut, deklaroi më 25 gusht 2016, gjatë një vizite në Shkup, Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cituar nga agjencia Regnum.

Sikurse deklaroi Kotzias, palët ranë dakord për krijimin e një tubacioni magjistral për furnizimin e produkteve të naftës. Në të ardhmen nëpër të do të transportohet gjithashtu gaz natyror. Tubacioni do të fillojë në portin e Selanikut vuri në dukje kreu i Ministrisë së Jashtme greke.

Është për t’u vënë në dukje se naftësjellësi kryesor magjistral transbaltik është tubacioni Selanik-Shkup-Beograd, kapaciteti lëshues i të cilit është tre milionë tonë në vit. Ai është në funksion që nga vitet 1960 për shkak të paralizës së punës dhe mbylljes që e pasoi pas kësaj për gati dhjetë vjet e Kanalit të Suezit, që kishte të bënte me konfliktin arabo-izraelit. Në ndërtimin e segmentit Selanik-Shkup ndihmuan specialistë sovjetikë dhe rumunë.

Në vitin 1976, grupi sovjetik-hungarez-jugosllav i punës këshilloi përdorimin e tubacionit për të anashkaluar ngushticat e Detit të Zi. Gjithashtu më se njëherë është diskutuar varianti i lidhjes së segmenteve jugor, hungarez të naftësjellësit “Druzhba” nëpërmjet Serbisë me portin e Tivarit në Adriatik dhe me atë të Selanikut në Egje. Ky variant do të mundësonte krijimin e një sistemi parimisht të ri të transportimit të naftës, që nuk do të varej nga itinerari nëpër Bosfor dhe Dardanele.

Në vitet 2010-2012 autoritetet maqedonase kanë qenë të interesuar për zhvillimin e naftësjellësit Greqi-Maqedoni-Serbi. U planifikua rikonstruksioni i këtij naftësjellësi do të bëhej me pjesëmarrjen e kompanive ruse, gjë që është diskutuar gjatë forumeve të biznesit ruso-maqedonas dhe ruso-grek në vitin 2013.

Është për t’u vënë në dukje se në vitet 1990 Rusia inicioi projektin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis (BA). Palës ruse i duhej që për anashkalimin e ngushticave turke, ku vendoseshin kufizime për transportet me anije cisternë, teksa atje kalonte deri në 25% e eksportit të naftës ruse. Në vitin 2001, sipas të dhënave të revistës ruse “Neft i Kapital”, kompania “Lukoil” i ofroi Athinës zgjatjen me 150 kilometra të trasesë së naftësjellësit të Deteve të Zi-Egje porti Burgas-Aleksandropolis deri në Selanik. Në këtë rast, projekti BA do të shtrenjtohej deri në 25-30%, por gjithsesi nafta ruse me tubacion do të kishte qasje jo vetëm në Selanik, por edhe në saje të naftësjellësit Selanik-Shkup në rafinerinë maqedonase, që prodhon rreth tre milionë tonë.

Por  në vitin 2013, Bullgaria u tërhoq nga projekti i rikonstruksionit të naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis, duke deklaruar se dëshiron të marrë pjesë në projektin joprorus Shqipëri-Maqedoni-Bullgari.

Th.Mustaqi / Dita

August 27, 2016 20:34
Komento

1 Koment

  1. intelektuali August 27, 20:41

    GREQIA DHE MAEDONIA PERPAROJNE, SHQYPTARET NE VEND NUMEROJNE

    Hidh syte dhe shiko o Edi Rama Artisti se si perparojne me mencuri fqinjet tane me burimet energjetike jetike per ekonomine, ti nderto stadiume famoze me kulla vrojtimi alla Oso Kuka ne mes te Tiranesdhe pastaj meshoi Rilindjes Socialiste per te peshkuar vota, se per gje tjeter enveristet nuk jane te afte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*