Greqia kërkon të shesë 30% të aeroportit të Athinës

September 11, 2019 18:55

Greqia kërkon të shesë 30% të aeroportit të Athinës

Qeveria greke do të kërkojë një blerës për 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, deklaroi sot ministri i Financave në çastin që qeveria e re konservatore po përpiqet të përshpejtojë privatizimet.

“Ne do të procedojmë me shitjen e 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, që është nën kontrollin e shtetit grek”, theksoi Christos Staikouras në një mesazh të publikuar në profilin e tij “Twitter”, pas një mbledhje të qeverisë mbi këtë çështje.

Ky aeroport, më i rëndësishmi në vend, ka regjistruar 24 milionë pasagjerë në vitin 2018, nga të cilët 16,4 milionë kanë qenë udhëtarë ndërkombëtarë.

l.h/ dita

September 11, 2019 18:55
Komento

1 Koment

  1. Bojkotoni prodhimet dhe sherbimet greke. September 11, 19:30

    Aeroportin do e blene vellezerit e tyre ,Turqit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*