Greqia mund të bllokojë turistët britanikë, nëse nuk bie niveli i infektimeve në Mbretërinë e Bashkuar

May 26, 2020 13:15

Greqia mund të bllokojë turistët britanikë, nëse nuk bie niveli i infektimeve në Mbretërinë e Bashkuar

Greqia shpreson të mirëpresë turistët e huaj nga 15 qershori, por britanikëve mund t`i ndalohet hyrja në vendin fqinj, nëse shkalla e infektimit nga Covid 19 nuk bie ndjeshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Destinacioni i preferuar mesdhetar i pushimeve rinisi një ditë më parë shërbimin e trageteve në ishujt e tij ndërsa vazhdon përpjekjet për të shpëtuar sezonin jetik të turizmit.

Të huajve, aktualisht u kërkohet të izolohen për dy javë, por kjo politikë do të qetësohet deri në 15 qershor dhe fluturimet e drejtpërdrejta në ishujt grekë pritet të rifillojnë nga 1 korriku.

Megjithate thuhet se britanikët, së bashku me vizitorët nga SHBA dhe Rusia, mund të përballen me pritje më të gjata.

Me shqetësim shihet sidomos Anglia, e cila ka aktualisht një ndryshim shumë të madh të situatës shëndetësorë krahasuar me Greqinë. Të hënën, Mbretëria e Bashkuar regjistroi 1.625 raste të reja të koronavirusit dhe 121 vdekje, ndërsa Greqia përkatësisht vetëm 4 dhe 1.

Hezitimi i Athines nuk është I papërligjur: edhe vetë Britania e Madhe po planifikon që nga 8 qershori të ardhurit nga jashtë, përfshirë ata që kthehen nga pushimet, t`i vendosë në vetizolim.

j.l./ dita

May 26, 2020 13:15
Komento

2 Komente

  1. turistet me te cthurur dhe te padeshirueshem jane Anglezet May 26, 13:41

    pataj turitet angleze i bejne edhe konkurenc pederasteve te greqise

    Reply to this comment
    • Arbert May 27, 06:51

      E ke gabim!
      Anglezet Jane populli qe dine te shpenzojne lekun. Ku ka angleze, ka pune, ka lek, ka bakshish. Keto I them se punoj ne nje hotel dhe ne krahasim me te tjeret Jane si nata me diten.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim