Pamje tronditëse: 50 të vdekur, 150 të plagosur nga zjarri në Athinë

July 24, 2018 09:19

Pamje tronditëse: 50 të vdekur, 150 të plagosur nga zjarri në Athinë

Zjarri që ka përfshirë Athinën ditën e djeshme ka marrë përmasa të paparashikuara.

Si pasojë e zjarreve kanë humbur jetën të paktën 50 persona, ndërsa 150 të tjerë ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë.

Spitalet e Athinës janë vënë në gjendje emergjence, ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të dërgojnë të plagosur dhe trupa të viktimave.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se po bëhet e pa mundur për të vënë situatën nën kontroll dhe për evidentimin sa më të saktë të numrit të viktimave.

Më herët, roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndërkohë që ende mbetet pa sqaruar numri i personave që tentuan t’iu shpëtojnë flakëve duke hyrë në ujë.

Punonjësit e emergjencës kanë përdorur anije dhe helikopterë për të evakuuar njerëzit nga një plazh. Autoritetet po kërkojnë ndihmë ndërkombëtare.

Gjatë orëve të natës në zonën Artemidhas u gjetën 4 persona të mbytur, ndërsa dëshmitarë okulare thanë se në ujë janë hedhur dhjetëra persona, fati i të cilëve është i pa ditur.

Qeveria deklaroi se do të vazhdojë operacionin për gjetjen e gjithë personave të zhdukur gjatë orëve të paradites.

l.h/ dita

July 24, 2018 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim