Greqia nis strehimin e refugjatëve nëpër tragete turistësh

August 16, 2015 06:52

Greqia nis strehimin e refugjatëve nëpër tragete turistësh

Qindra emigrantë sirianë të bllokuar në ishullin grek të Kosit nisën këtë këtë të dielë ngjitjen në një anije pasagjerësh, e cila pritet t’i strehojë ata për t’u vijuar atyre më pas procedurat e nevojshme, me synimin për të lehtësuar sadopak kushtet kaotike në ishull.

Zyrtarët grekë kanë vonuar ngjitjen e tyre në molin e Kosit për më shumë se një ditë, për shkak se kanë punuar mbi planet sesi të shmanget parregullsia mes emigrantëve gjithnjë e më të paduruar dhe të dëshpëruar, të cilët mbërritën në ishull me varka të papërshtatshme për lundrim nga Turqia fqinje.

Ngjitja në bordin e tragetit “Eleftherios Venizelos”, e cila mbërriti në Kos që prej ditës së premte, nisi gjatë orëve të natës në një mënyrë të organizuar dhe nën temperatura disi më të ulëta. Edhe pse pati disa mosmarrëveshje mes emigrantëve, se kush prej tyre duhej të ngjitej fillimisht, ata u grumbulluan në mol nëpër grupe me nga 20 vetë.

Anija, e vendosur në shërbim të tyre prej qeverisë greke, pritet të akomodojë rreth 2500 sirianë në kabinat e saj, ku ka edhe një zonë të caktuar për procedimin e mëtejshëm me dokumentet e tyre. Kjo për shkak se, duke qenë se sirianët u largohen vendit të tyre prej luftës civile, ata trajtohen si refugjatë dhe jo klandestinë. Falë këtij statusi, ata gëzojnë më shumë të drejta nën ligjin ndërkombëtar, ndryshe nga ata që largohen nga vendet e tyre si emigrantë ekonomikë, që gjithashtu kanë kaluar të shumtë kanalin detar që ndaj ishullin Kos nga brigjet e Turqisë.

Rreth 250 mijë emigrantë kanë kaluar përmes Mesdheut për në Europë gjatë këtij viti, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtarë për Migracionin (IOM). Thuajse gjysma e tyre kanë mbërritur nëpër ishujt grekë, ndërkohë që numri i tyre është rritur së tepërmi gjatë verës, kur moti i ngrohtë i bën udhëtimet më pak të rrezikshme sesa në dimër.

August 16, 2015 06:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*