Greqia shpall tre ditë zie kombëtare

July 24, 2018 14:07

Greqia shpall tre ditë zie kombëtare

 

Situata e vështirë që ka përfshirë Athinën në dy ditët e fundit si pasojë e zjarreve e ka çuar vendin në  katastrofë kolosale.

Deri më tani raportohet se mbi 60 persona kanë humbur jetën dhe mbi 170 janë plagosur në rajonin e Atikës.

Tsipras ka shpallur tre ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

“Është kohë e vështirë për Atikën, një natë e vështirë për Greqinë, por më shumë se 600 zjarrfikës dhe 300 automjete po punojnë në tre fronte” – deklaroi Aleksis Tsipras.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkojnë forcat për të bërë më të mirën dhe për të shpëtuar jetë.

“Të gjithë duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë, të bashkuar dhe të bëjmë përpjekje për të përballuar një situatë shumë të vështirë për Atikën dhe të gjithë vendin”, tha kryeministri grek.

Tsipras ndërpreu një vizitë në Bosnjë-Hercegovinë ku do të merrte një çmim për kontributin për paqen në Ballkan.

l.h/ dita

July 24, 2018 14:07
Komento

3 Komente

  1. Amerikani July 24, 15:25

    Dhimbje e madhe! Zoti ua lehtesofte dhimbjen.

    Reply to this comment
  2. Fatmiri July 24, 17:01

    Ngushellime familjareve qe kane humbur njerzit e tyre dhe sherim te shpejte te lenduarevet.

    Reply to this comment
  3. nik July 24, 17:21

    fuck them

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim