Greqia shtyn shqyrtimin e kërkesave për azil për 8 ushtarët turq

July 27, 2016 12:24

Greqia shtyn shqyrtimin e kërkesave për azil për 8 ushtarët turq

Shqyrtimi i kërkesave për azil tetë ushtarët turq që u arratisën drejt Turqisë pas tentativës për grusht shteti, është shtyrë për në muajin gusht.

Lajmi është përcjellë nga mediat greke të cilat bëjnë me dije se intervistat do të mbahen përgjatë datave 19, 23, 24 dhe 25 gusht.

Kjo gjë mund t’i japë kohë avokates së tyre ligjore për t’u përgatitur më mirë. Shtyrja e afatit të shqyrtimit të kërkesave mund të nervozojë zyrtarët e Turqisë, të cilëve fillimisht i’u tha se procesi do të zgjaste afro dy javë.

Ankaraja ka kërkaur ekstradim të shpejtë të të arratisurve, të cilët i akuzon për tradhëti kombëtare. Nga ana tjetër, ushtarët druhen se një rikthim në vendin e origjinës mund t’u kushtojë atyre jetën si dhe mund t’u rrezikojë familjet.

Turqia deri më tani ka arrestaur ose ka shkarkuar nga detyra afro 60.000 persona. Këtu përfshihen ushtarë, oficerë policie, gjykatës, mësues pedagogë etj.

Gjithastu, vendi shpalli gjëndjen e jashtëzakonshme, që u lejon autoriteteve t’i mbajnë të arrestuarit përtej afatit që parashikohet në ligj, edhe në rast se ndaj tyre nuk është ngritur ende asnjë akuzë.

Ndërkohë, parlamenti pritet të diskutojë shumë shpejt rikthimin e dënimit me vdekje. Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se kjo është një kërkesë e popullit dhe se do t’a miratojë ligjin në rast se parlamenti do të votojë pro.

Për këto arsye, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara si dhe ata të BE-së i kanë bërë thirrje Ankarasë që të rrespektojë parimet e sundimit të ligjit si dhe të mos shkelë vlerat e saj demokratike.

July 27, 2016 12:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*