Greqia tërheq rezervën për “vulën apostile” ndaj Shqipërisë

February 27, 2018 19:22

Greqia tërheq rezervën për “vulën apostile” ndaj Shqipërisë

 

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Greqisë për tërheqjen e rezervës për vulën apostile ndaj Shqipërisë, me efekt të menjëhershëm.

Tërheqja e rezervës për vulën apostile ka një impakt pozitiv praktik, kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve.

Vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë, për shkak të aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke, kanë kapur vlerën e 6.7 milionë eurove.

Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi, për çështjet e mbetura pezull prej një kohe të gjatë.

“Përveç impaktit real në jetën e përditshme të qytetarëve, tërheqja e rezervës për vulën apostile, tashmë nga të gjithë vendet anëtarët e BE-së, krijon mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve konsullore moderne për qytetarët tanë që jetojnë në Greqi”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga MEPJ.

a.s/dita

February 27, 2018 19:22
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 February 27, 19:45

    si shkëmbim çdo ti japim detin apo zgjerimin e zonave minoritare??
    a thu të bëjnë më pak a më shumë se 6.7 milionë në vit??
    a thu të hidhen shumica e këtyre emigrantëve në mbrojtje të vendimeve të qeverisë tonë,ose të tradhëtrëve tanë,sepse tashti kursejnë 100 euro në 10 vjet??

    Reply to this comment
    • Gregor February 27, 20:11

      Si kembim do ti japim tet eme o kryeqelbesire.

      Reply to this comment
      • Tepelena February 27, 20:50

        Grigor, ka shume te drejte anticensura. Kjo vula apostile eshte arritje qesharake, krahasuar me ato qe po merr greku nga Shqiperia.

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 March 6, 08:17

        kaq shtrenjt kujto se mund të jetë nona time o gregi??
        kockat i kan mbet,dhe gërku as për eshtra ushtarësh si përdor dot!!por mos vallë nona jote puno akoma atje!!me siguri që bën xhiro të madhe në shtetin peder!!ka shumë afrikanë emigrant dhe ata paguajnë mirë për shërbimet e saj!!
        sa kursen ti o ishshshsh arben i shëndruar në gregor,10 apo 12 evro në vit??
        dhe për këtë shet shqipërinë??
        ske faj ke shit tët ëmë dhe emrin tënd,për të qënë greki i kuluari!!
        y robt ku i keni o qënje të ulta!!

        Reply to this comment
  2. Aleksander Thana February 27, 20:59

    Po ti PSE thartove more Gregoriev apo Gregorios . Duket te dhimbset shume Eladhas.

    Reply to this comment
  3. moni February 28, 07:24

    Grekori eshte cuni i Edit mos ja merrni per te madhe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim