Greqia vendos pas dy shtyrjeve, nga 1 korriku hap kufijtë me Shqipërinë

June 29, 2020 12:02

Greqia vendos pas dy shtyrjeve, nga 1 korriku hap kufijtë me Shqipërinë

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka deklaruar para pak minutash, në një konferencë shtypi se do të hapen kufijtë me Shqipërinë.

Duke filluar nga data 1 korrik, doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura.

Nga ana tjetër, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus.

Vendimi hyri në zbatim nga 21 qershori dhe do të jetë në fuqi derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës.

Mbyllja e kufijve tokësorë është vendosur për shkak të numrit në rritje të shtetasve të infektuar aktiv në Shqipëri, që aktualisht e kalon numrin 700, limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100 000 banorë.

j.l./ dita

June 29, 2020 12:02
Komento

2 Komente

  1. io June 29, 13:58

    Gezohuni o shqiptare po greku prape ua ka futur, ka hapur vetem Kapshticen dhe Kakavijen, portin e Sarandes jo , qe te bllokoje turistet ne Korfuz e mos te vijne ne dot ne Sarande, bejne politike economike dynjaja nuk jane zagare si keta tanet qe shohin vetem xhepat e tyre. Gjithmone nje hap mbrapa fqinjeve jemi

    Reply to this comment
  2. Miço Taqua June 30, 08:13

    Greqia ka 27 aeroporte kurse ne s’hapin dot një në Sarandë që është pika më kryesore hyrëse për turistët e huaj dhe vazhdojmë të varemi ng Greku prandaj tall larën me ne. Ne i hedhim lekët në Kukës se kemi udhëheqës pa vizion.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim