Greqishtja provim me zgjedhje në Maturën Shtetërore

March 27, 2015 19:13

Greqishtja provim me zgjedhje në Maturën Shtetërore

Shqipëria ka premtuar se greqishtja do të futet në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore për minoritet greke në vendin tonë. Deklarata është bërë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila gjithashtu theksoi faktin se për këto minoritete do të ketë tekste cilësore të cilat shpesh kanë rezultuar me probleme, raporton Ora News.

“Librat dhe tekstet ku mësojnë fëmijët e minoritetit grek janë nga më cilësoret. Kemi avancuar me futjen e gjuhës greke si provim me zgjedhje në maturën shtetërore, me investime të posacme në infrastrukturë në shkollat ku stiudiojnë fëmijë nga minoriteti grek. Duke vijuar me intesifikimin e marrëdhënive mes institucioneve arsimore greke dhe shqiptare“, tha Nikolla.

I pranishëm në konferencën ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke, ambasadori grek në vendin tonë shkoi edhe më tej duke folur për fenomenin Alvanitas, një fenomen që sipas tij nuk tregon vetëm që të dy popujt tanë mund të bashkëekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një, të pandashëm nga njeri-tjetri:

“Në historinë tonë të përbashkët kemi një fenomen që njhet si ai i arvanitasve Të gjithë në Greqi njohim arvanitët dhe gjuhën e tyre, që është gjuha e folur prej fiseve shqiptare në Greqi, një dialekt gjuhës shqipe. Një gjuhë që flitet shumë në vendin tim, madje shumë i flasin të dy gjuhët. Disa prej tyre përdorin edhe sot këtë gjuhë. Fenomeni arvanitas nuk tregon vetëm që të dy popujt tanë mund të bashkë ekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një, të pandashëm nga njeri-tjetri”.

March 27, 2015 19:13
Komento

7 Komente

  1. Iliri March 27, 21:41

    Marredhenjet me shtetet e tjera jane mbi baza reciproke. Ju vazhdoni tu beni leshime grekeve sikur po perpiqeni ti merni me te mire!! Nuk e kuptoj kete lloj politike nga te dy krahet e saj. Qendroni me dinjitet ne kembe dhe mos e beni Shqiperine dhe shqiptaret sikur jane njerez te klasit te dyte.

    Reply to this comment
  2. Hëm... March 27, 21:46

    reciprocitet… tema diskutimi te mos jene vetem ato kesaj ane te kufirit por dhe ato matane. Se deri me sot, vetem kemi dhene dhe na kane marre. Jo vetem greqishtja por dhe gjuhe te tjera te futen por nderkohe te sensibilizojme ceshtjen arvanitase dhe came…vete greket e kuptojne se nuk mbulohet dielli me shoshe tashme qe lufta e ftohte mbaroi. Sa here qe festojne pavaresine, festojne rolin kyc te shqipove ne pavaresine e greqise. Dhe kur prijesit shqiptaret dominuan revolucionin grek, i bie qe dhe trupat ne terren te ishin me shumice me origjine shqiptare. Ndaj Greqia e kupton se ADN e saj ka komponent me se paku 50% shqiptare ndaj nese po folem se jemi popuj vellezer me turqit per shkak te perzjerjeve historike, me greket jemi binjak se i perkasim ketij gadishulli prej origjines.

    Reply to this comment
  3. xha temja March 27, 22:05

    Mes shteteve fqinje duhet te kete reciprocitet.Nese te njejtat kushte u krijohen dhe shqiptareve ne greqi me gjuhen shqipe.

    Reply to this comment
  4. Onkezmi March 28, 04:47

    Ne shqiperi ka 57000 greke(monotita) dhe duhan flori,ndersa ne Greqi ka mbi 76 fshatra me shqipfoles,pra mbi 5 milion shqiptar.Jo qe nuk flitet per nje shkolle fillore,por nuk lejojne qe ne festat e Shqiperise,emigrantet te valvine flamurin e tyre.Pra ramat,nikollat dhe soi ortodoks ekstremist lindore greke te hapin syte se damka do tu shkoje dhe ne xhenet…

    Reply to this comment
  5. Gent March 28, 10:30

    Problemi i Arvanitasve është tradhëtuar me kohë nga politikanët tanë të shitur nga të dyja krahët e politikës.Vetë Arvanitët që nuk kanë parë kurrë as më të voglin kujdes e përkrahje nga vëndi amë(njerkë) i kanë urryer e i urrejnë shtetarët shqiptarë sepse u kanë kthyer shpinën në çdo kohë.Dhe mirë bëjnë.

    Reply to this comment
  6. informatori TJETER March 28, 11:31

    Sa shqiptare ka ne Greqi , more Onkezmi , pese milion ? Une te keshilloj keshtu : Jemi qe jemi , atij pese milionshit , shtoji edhe nje zero , nuk behet qameti , se mos je ne provim me shkrim e do ngelesh ne klase . Neqoftese ka 70 fshatra shqiptare , more zoteri , i bije qe çdo fshat te kete nga mbi shtatedhjet mije banore !?……Po çeshte Greqia , KINA POPULLORE ? Ti flet per ekstremizem ortodoks !? Po pse , ka ndonje ekstremizem tjeter fetar me gjak , vrasje , prerje kokash e kamikaze , perveç atij islamik ? Une nuk njof ndonje te dyte . Per ne shqiptaret evropiane , fjala xhenet , eshte e pa njohur ; mos e kishe fjalen per parajsen dhe e ngaterrove me arabishten ?

    Reply to this comment
  7. Bocari March 28, 12:11

    ku na la e ku na mbeti, vaj vatani e mjer mileti….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim