Greva e kontrollorëve, tensionohet situata në Rinas! FNSH dhe Ushtria mbërrijnë në aeroport

April 7, 2021 18:03

Greva e kontrollorëve, tensionohet situata në Rinas! FNSH dhe Ushtria mbërrijnë në aeroport

Situata në Rinas po tensionohet.

Policia ushtarake dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në aeroport dhe po përpiqen të futen tek godina operacionale.

Ende nuk dihen detaje të reja nga kjo ngjarje e minutave të fundit që vjen disa orë pas protestës së punonjësve të Albcontrol.

60 kontrollorë të Albcontrol janë në grevë që nga mbrëmja e djershme për shkak të pushimit nga puna të 5 prej tyre në mënyrë të papritur si dhe për reduktimin e pagave me 70%.

Ditën e sotme, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëroi se do të merren masa kundër kontrollorëve nëse nuk i japin fund grevës, e cila cënon sigurinë kombëtare, sipas ministres.

Ministrja Balluku deklaroi ditën e sotme pas takimit me kontrollorët se ky është një grusht shteti, duke bërë përgjegjës ish-kryeministrin Sali Berisha.

j.l./ dita

 

April 7, 2021 18:03
Komento

4 Komente

  1. Tropojani: April 7, 18:10

    Ilirit te Mones ja ndjeu bytha te ftohtin…
    Po na pret ne bese more skrapardhi!

    Reply to this comment
  2. demo April 7, 18:29

    Kur qenka kaq i rendesishem Aeroporti,,,PERSE E DHATE PRAPE ME KONCESSION?
    Perse nuk jepni qeverine me koncesion,por zhgrryheni si qente per vota?

    Reply to this comment
  3. mali April 7, 18:50

    Dikujt po i dridhet toka nen kembe dhe ka dale jashte kontrollit.Ne tere boten behen greva ne aeroportet dhe pezullohen fluturime.Eshte normale dhe eshte problem midis kompanise dhe punonjesve te saj.Nuk ka eksperience qe nderhyn ushtria e policia.Kjo ndodh vetem kur verehen grupe te armatosura.Z.Balluku ne se ka fakte per grusht shteti nga Sali Berisha le t’i paraqite ne gjykate. Per Sali Berishen thuhen qe ka bere shume krime,por deri tani asnje denoncim,pra vetem thash e theme qe nuk pine uje vetem kenaqin muhabet kafeneje.

    Reply to this comment
  4. Tori April 7, 22:42

    Enjejta histori si me naftetaret e Ballshit qe kerkonin rrogat nga pronari dhe nderhyri shteti nje here me polici duke i nxerr me force dhedhe me vone i premtoi demshperblim.Se çfar punekishte qeveria ne kete mes askush se kuptoi.Me sa duket Rames i ka ardhe fundi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim