Grezda tregon emocionet dhe Lazio-n: Nuk e di, por…

November 14, 2017 11:17

Grezda tregon emocionet dhe Lazio-n: Nuk e di, por…

Eros Grezda, lojtari i Osijek, por tashmë një nga prurjet më të mira të kohëve të fundit në Kombëtaren kuqezi, shënoi dje golin e parë, të cilin ia dedikon babait të tij.

Megjithatë, lojtari flet jo vetëm për brenda fushës, por edhe jashtë saj.

Merkato e janarit duket se ka trokitur shumë shpejtë për djaloshin, që sot mohon një kalim te Lazio, por lë të hapur derën për në janar.

“Është ndjenjë super e veçantë. Arritëm që të mundim në shtëpi Turqinë kur ishim me një lojtar më pak. Edhe pse me një lojtar më pak dhamë shpirtin në fushë. Golin tim të parë ia dedikoj familjes, veçanërisht babait tim, i cili po më ndjek në këto momente”.

Merkato – “Është ende herët për të folur për merkaton. Jam te Osijek, ndihem mirë sepse jemi në vend të dytë. Po kaloj momente të mirë, për merkaton ka ende kohë. Lazio? Është shumë herët. Dua që të fokusohem te fusha”.

Dedikimi brenda fushe – “Ishte moment që nuk e kisha pritur. Isha shumë i emocionuar sepse shënova për herë të parë. Nuk dija ku të shkoja, Panucci hapi duart dhe shkova tek ai”.

November 14, 2017 11:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*