Grida Duma: Jam e bekuar që jam kaq e bukur

June 7, 2017 18:18

Grida Duma: Jam e bekuar që jam kaq e bukur

Kandidatja e PD-së në Tiranë, Grida Duma, ka dhënë disa deklarata interesante, si ajo që do bëjë të njëjtën fushatë fituese si ajo e Durrësit, apo që Zoti e ka bekuar me bukurinë që i ka dhënë.

Cilat janë problemet që dëgjuat sot nga banorët?

Këtu është një zonë specifike, sepse rreth 400 familje i prek devijimi i rrugës së Lanës. Ndërkohë projekti Basha, në kohën kur ishte Kryetar Bashkie, ishte shumë më i ngushtë se çfarë është sot dhe ndiqte rrjedhën natyrale të Lanës. Ndaj, banorët kanë të drejtën  e tyre të thonë që ka diçka klienteliste që ka ndryshuar rrugëtimin e Lanës dhe mendohet që do të prishë rreth 180 banesa, së paku.

Banorët nuk kanë asnjë informacion, as si do të dëmshpërblehen. Një pjesë e tyre janë edhe të palegalizuar. Të gjithë janë plotësisht të frikësuar, pasi në mungesë të legalizimit nuk i njihet fare prona dhe mbeten në mesin e katër rrugëve. Oferta e parë që kanë bërë, është për dy vite qira, por nga ana tjetër i mbajnë varur, duke i thënë të shohim pas zgjedhjeve. Pra, i vendosin një lloj presioni hapur dhe qartë për votën.

Kjo është situata në njësinë 1, njerëzit nuk kërkojnë dot as punësim e as pensione më të larta. Është një zonë e bukur midis qytetit dhe periferisë, e ndërtuar me shpatullat e njerëzve që janë punëtor, por shumica e tyre janë të vetëpunësuar.

Ne i ftojmë qytetarët në fund të ditës në një kafe, për të mos qenë një fushatë propaganduese dhe e lodhshme, por fushata që ti si qytetar arrin të thuash shqetësimin tënd dhe të kesh komunikim të drejtpërdrejt me kandidatin, duke i treguar problemin tënd.  Asnjë problem e problematikë nuk humbet, çdo gjë shkruhet e ruhet.

Në Partinë Demokratike tashmë është krijuar një departament juridik për ndjekjen e problematikës juridike të qytetarëve. Ne jemi në gjendje të ndjekim problematikën hap pas hapi dhe kjo e bën më të lehtë procesin kur të vijmë në pushtet, që dimë të administrojmë problemet konkrete që kanë ardhur gjatë periudhës së opozitës.

Pse u la në hije Partia Demokratike e 27 viteve, për t’u zëvendësuar me fytyra të reja, të cilat për hir të vërtetës, nuk kanë kontribuar për PD aq shumë sa disa prej të lënëve jashtë?

Unë mendoj që kjo është një përgjigje shumë e thjeshtë dhe ky është një vendim i Kryetarit. Basha ka thënë edhe që kjo ishte hera e fundit, ku listat ndërtohen nga Kryetari. Herën tjetër, në Republikën e Re, lista e deputetëve do të zgjidhen drejtpërdrejtë nga populli. Dhe unë nuk i bëj koment më tepër se kaq kësaj ngjarjeje.

Nga ana tjetër mendoj që duhet të ndjehemi krenar që Partia Demokratike është një parti që i shërben shoqërisë dhe jo partisë. Besoj se ashtu siç e shohin rrugët e njësisë 1, që këta të rinj bëjnë më tepër punë dhe japin shumë më tepër impakt sesa dhe unë vetë; jam shumë e kënaqur që ka të rinj në listat e Partisë Demokratike.

 Ka ndonjë prej emrave të Partisë Demokratike, për të cilin ju vjen keq që është lënë jashtë listës së zgjedhjeve?

Mua mund të më vijë keq për emra që nuk janë në listë, edhe që nuk kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike. Që janë intelektualë, shoqëri civile dhe Shqipëria ka shumë njerëz me vlera të veçanta. Kështu që ky është një diskutim që nuk mbaron kurrë. Respektin për kontributin e anëtarëve të PD, e kam shprehur pafund që nga momenti i 2013, por edhe më përpara.

E keni quajtur Berishën mentorin tuaj politik, e keni menduar ndonjëherë veten të përkëdhelur nga partia?

Këtë e gjykojnë qytetarët, unë vetë nuk kam pushuar së punuari dhe nuk kam asnjë dëshirë t’i bëj komplimente vetes.

Po xhelozi keni ndjerë ndonjëherë, mbi të gjitha tani që ju arritët të jeni në listat e zgjedhjeve të 25 Qershorit, e emra të tjerë si Majlinda Bregu apo Jozefina Topalli nuk janë pjesë e tyre?

Mua më vjen shumë mirë që ju i referoheni zonjave të nderuara të Partisë Demokratike e gjithmonë PD tërheq këtë lloj vëmendje. Ajo që kam ndjerë e duhet të ndjejmë gjithmonë, unë e gjithë që i hyjmë politikës, është konkurrenca dhe ambicia, e cila nuk duhet quajtur xhelozi, por rregull loje. Të cilën Partia Demokratike, si e djathtë është e detyruar që t’ia japë jo vetvetes, por gjithë shoqërisë.

Ne duhet të mbështesim fituesin, të fortin, atë që përballon konkurrencën dhe betejën, normalisht gjithmonë me rregulla loje.

Krahasuar me fushatën e Berishës në 2013, si ju duket entuziazmi i kësaj fushate të parë për Bashën?

Nuk dua të krahasoj me asnjë nga fushatat e mëparshme, në kuptimin që secila ka identitetin e vet. Kanë ndryshuar rrethana e të bërit fushatë. Fushatat me mbledhje njerëzish, sot, janë më pak efiçente, nga  fushatat derë më derë, e cila është më e drejtpërdrejtë.

Vetë njerëzit tani,  janë të lodhur nga hallet e problemet, të ardhur nga një situatë katër vjeçare e premtimeve galopante të tipit 3000 mijë vende punë, shëndetësi e arsim falas, të zhgënjyer totalisht.  Kjo fushatë që po bën Partia Demokratike, është një strategji që unë e mbështes dhe më pëlqen.

 Jeni përballë dy zonjave në njësinë 1, Elona Gjebrea dhe Klajda Gjosha, cilën prej tyre konsideroni kandidaten më të fortë?

Unë e ftoj zonjën Gjebrea dhe zonjën Gjosha në një debat të hapur për njësinë dhe do ishte shumë kënaqësi për mua dhe qytetarët të dëgjonin propozimet.

Ajo që di unë mirë është që ato të dyja më shohin mua si më të fortën. Çka unë vlerësoj nga ato është që të dyja janë zonja.

Për sa i përket mënyrës se si po bëjnë fushatë, zonjën Gjebrea nuk e kam parë ende në terren, as zonjën Gjosha, që të shoh sesi po bëjnë fushatë. Shpresoj që fushata të jetë e ndershme dhe e alternativës dhe jo një fushatë e natyrës së presionit, marrjes së kartave të identitetit apo shitblerjes. Sepse aq më tepër zonjave nuk i takon të sillen kështu.

Erion Veliaj para disa ditësh ironizoi kandidimin tuaj, ku tha: “mbaruan gocat e Tiranës, që sjellin këtu Grida Dumën, të cilën e rrafi Vangjush Dako.” 

Z.Veliaj mund të dojë të rrisë shumë profilin e tij, duke më përmendur mua. Por, unë e ul profilin tim, duke përmendur Erion Veliaj.  Ai është krejtësisht inekzistent për mua, është personazhi më artificial dhe më fiktiv që ka prodhuar ndonjëherë politika. Ai qeveris me facebook, në një  përmasë aq irreale, sa kur në Prezë binte shi, Veliaj transmetonte foto e video me diell. Kështu që në këto kushte, ju lutem shumë, le të flasim për njerëz realë,  jo për këto makinetat.

Sipas jush puna e tij në Tiranë është vetëm për fasadë dhe jo reale?

Puna e tij në Tiranë, në disa raste është jo vetëm fasadë, por edhe e dëmshme. Shikoni sheshin, e kuptoni se çfarë do të thotë vetëm betonizim e vetëm parkime. Kujt i shërben, qytetarëve apo atyre që do të përfitojnë nga këto parkime?! Shumë shpejt ne do të denoncojmë ata që e bënë dhe ata që përfitojnë.

Sa ndryshon fushata e Gridës tani në Tiranë, me fushatën e 2015-ës në Durrës?

Thuajse aspak, nuk ndryshon asgjë. Kam bërë në Durrës pothuajse të njëjtën strategji, kam shkuar, kam ecur e i kam takuar njerëzit. Besoj se ajo që kemi bërë në Durrës duke ecur pafund, ka dhënë frytet e veta, pavarësisht faktit që në Durrës nuk kishte zgjedhje. Dhe kjo është arsyeja e vetme pse unë nuk flas për Durrësin.

Gjithashtu sepse ju në Durrës humbët.

Zgjedhjet në Durrës nuk kishin të bënin me kandidatin, por me interesat e pafundme të grupeve kriminale në atë Bashki, të cilat së paku në emërtim u vërtetuan në momentin që Lulzim Berisha, doli nga burgu, ngaqë Bashkia e Dakos, kishte  nevojë për punë komunitare dhe këtë do mund ta bënte vetëm  kryebanditi. Nuk mjaftonin banditët e tjerë.  Kaq mjafton për të thënë se sa zgjedhje ka pasur Durrësi.

Mendoni se në Tiranë mund të ndodhë diçka e tillë edhe në këto zgjedhje?

Rreziku ekziston që vota të mos jetë e lirë, ne jemi për të ruajtur këto standarte. Për sa kohë ka varfëri, për sa kohë që ka administratë që presionin punonjësit, ky rrezik nuk do të jetë kurrë inekzistent. Por, të shohim, nuk dua të paragjykoj procesin, për sa kohë ne jemi duke i ofruar qytetarëve të ardhmen dhe jo fatalitetin.

Bukuria juaj ka qenë një pengesë apo avantazh për ju në politikë?

Unë nuk kam për të thënë asnjëherë që çështjet estetike janë gjë tjetër, përveç se bekim.  Jam mirënjohëse për çdo gjë të mirë që Zoti, natyra, prindërit, na kanë dhënë. Por, ju siguroj që shumë më të bukura se unë ka në Shqipëri, por kjo nuk e bën njeriun politikan. Shqiptarët nuk të vlerësojnë për këtë arsye në politikë, sepse ata kanë vuajtur shumë dhe dinë të gjykojnë shumë mirë.

Në media online po përfliteni shumë për stilin tuaj të veshjes, duke iu quajtur një fashioniste përballë njerëzve të varfër.

Duhet të ndajmë realitetin nga spekulimet, kur nuk ke çfarë gjen, fillon e merresh me veshjen. Unë jam një individ që së paku nuk gjendet një foto e imja dhe një veshje e papërshtatshme.

Nëse tek unë çdo gjë që vesh bën përshtypje, përsëri ju them atyre që shkruajnë për mua, në mediat e tyre,  shumë faleminderit./ dritare.net

June 7, 2017 18:18
Komento

5 Komente

  1. perkthyesi June 7, 18:54

    Mos te merziten njerezit qe e urrejne kete femer! Ajo nuk ka asnje shans te fitoje ne Tirane! Kjo, per mua, eshte shume e sigurte!

    Reply to this comment
  2. demo June 7, 21:17

    Ja ke dhi Jpsit.Je me e integruar se Majlinda,;Je integrale fare! Ti je Hyremi,Josi eshte Mehrtibani.Vetem ti Greda do ta trashegosh sulltanatin e Berishes.

    Reply to this comment
  3. shabani June 8, 08:25

    Po kjo Byth kitara e mban veten per te bukur

    Reply to this comment
  4. Adih June 8, 14:09

    Ju jap vetem nje te drejte moj z deputete ,kur kritikoni banditin Vangjush Dakon ,e betonizoi ish plazhin e Durrsit ,tani eshte vetem nje hale banimi , ku prishi kunder ligjit gjithe vend strehimet per interesa personale e per para ,per te fituar m2 ne ndertime ,si ne toka private ,po ashtu ne ato shteterore ,pame dhe heshtjen e z Kodheli per keto shkelje .. Ah moj kasolle ku na mblodhe . (qofte ai budalla qe harron , se do behet nje here shqiperia shtet dhe do kete mbas bythe gjithe jeten e vet Ramen ) si me qene ne mall te babes vet …

    Reply to this comment
  5. Adih June 8, 15:01

    ….Ju lut…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*