Grinden për shtëpinë, “i hyn me dru” gruas

Ervin Sanja May 2, 2013 08:21

Grinden për shtëpinë, “i hyn me dru” gruas

Kishin dy vjet që jetonin të ndarë, por tashmë kishin vendosur të bënin procedurat e divorcit, çka solli edhe përplasjen për shtëpinë e përbashkët që kishin pasur dhe që prej kohësh qëndronte e mbyllur. Por bisedimet nuk kanë vajtur “mbarë”, pasi në debat e sipër, burri ka marrë një dru dhe e ka goditur me të bashkëshorten e tij, e cila ka përfunduar në spital.

Historia

Pëllumb dhe Fatbardha Braho nga fshati Tunjë i Gramshit, ende nuk kishin përfunduar procedurat e divorcit, por janë përplasur sërish burrë e grua këtë herë për pronësinë e shtëpisë së përbashkët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gramshit, kur pasi janë takuar për të diskutuar mbi banesën, burri në debat e sipër ka marrë një dru dhe ka goditur bashkëshorten e tij. Pëllumb Braho, 41 vjeç, është arrestuar në flagrancë për akuzën “dhunë në familje”, ndërsa gruaja Fatbardha Braho është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Bluzat e bardha deklaruan se ajo nuk ka rrezik për jetën.

Sipas të dhënave të para të policisë, 41-vjeçari ka kërkuar të marrë ai pronësinë e shtëpisë, por ndërsa kanë debatuar për apartamentin bashkëshortor tashmë të braktisur prej dy vjetësh, bashkëshortët në dokumente janë përballur sërish këtë herë me përdorimin e dhunës.

Arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit është bërë pasi kanë njoftuar për ngjarjen fqinjët e familjes. Konflikti mes dy bashkëshortëve vazhdon prej kohësh. Ata janë ndarë, edhe pse jo ligjërisht, dy vjet më parë. Nga martesa kanë lindur dy fëmijë të cilët aktualisht mbahen nga nëna e tyre. I arrestuari tashmë do të duhet të përgjigjet për dhunë në familje. Ndërkohë gruaja pritet të nisë procesin e divorcit ku do të kërkojë edhe ndarjen e pasurisë.

Ervin Sanja May 2, 2013 08:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim