Grindjet janë kripa e jetës në çift. Por…

February 12, 2019 01:50

Grindjet janë kripa e jetës në çift. Por…

Thonë që grindjet në fakt janë kripa e jetës në çift.

Sepse në fund të fundit, është shumë më mirë të ballafaqohemi dhe të përplasemi, në vend që të kalojmë ditët mes heshtjeve të mbushura me pakënaqësi dhe dyshime.

Por, ne duhet të mësojmë të flasim në mënyrë bindëse, pa e fyer njëri-tjetrin.

E gjithë kjo, sigurisht, nuk do të thotë të heqësh dorë nga e drejta.

Kujdes me fokusin e sherrit – Le të mos harrojmë se qëllimi i diskutimit është të tregojë të vërtetën e një teze, ose korrektësinë e një pozicioni apo sjelljeje. Duhet të përqendrohemi në temë: Përshembull kur diskutojmë kushtet, në të cilat e kemi gjetur dhomën e ndenjes kur kemi ardhur nga puna, ndërkohë që ai shikonte ndeshjen në TV, ne diskutojmë VETËM për këtë, por jo mbi mënyrën se si partneri ynë është edukuar nga familja e tij. Shmangni kritikat mbi karakterin dhe personalitetin; mos vini në diskutim personin, por sjelljen.

Pikëpamjet – Në një sherr nuk ka kurrë një fajtor të vetëm. Duhet të marrim parasysh pikëpamjet e tij, si edhe tonat. Mos kërkoni justifikime për një sjellje që na ka acaruar ose lënduar. Ka një arsye për atë që po ndodh: mbi këtë duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë – shkruan eksperti i komunikimit, Jay Sullivan në librin e tij “Simply Said: Communicating Better at Work and Beyond”.

Vetëm e tashmja – Një gabim tjetër që duhet shmangur është rikthimi me radhë i të gjitha arsyeve të mundshme për mosmarrëveshje që mund të kemi pasur në të kaluarën. Le të ndalemi tek e tashmja: në fund të fundit, çfarë na intereson me të vërtetë në këtë moment?

Kërkojmë atë që duam – Është e padobishme të presësh që të “vijë vetë”: Në qoftë se ne duam diçka, më mirë t’ia kërkojmë atij drejtpërdrejt, në mënyrë të sjellshme dhe të thjeshtë, pa marrë asgjë në këmbim. Përndryshe, ne mund të presim për shekuj dhe ta gjejmë veten të dëshpëruar dhe të irrituar: jo të gjithë arrijnë të lexojnë mendimet.

Çfarë ishte? – Ne luftojmë për të gjetur një zgjidhje për një gjendje mosmarrëveshjeje. Por nëse çdo divergjencë kthehet në një provë të forcës dhe në betejë se kush thotë fjalën e fundit, një shqyrtim i mirë i ndërgjegjes nga ana e të dyve është rreptësishtë i nevojshëm. Nëse debatet shkojnë në këtë pikë, nuk hapet më asnjë derë për mirëkuptim.

Kujdes me gjuhën – Ne i kushtojmë vëmendje të madhe mënyrës sonë të të folurit dhe gjuhës së trupit: një gjest ose një shprehje mund të dëmtojë dhe ofendojë më shumë se një mijë fjalë. Le të mos e lejojmë kurrë fyerjen, ose më keq akoma dhunën. Nëse kjo ndodh, le të largohemi menjëherë: të largohemi nga dhoma dhe, nëse është e nevojshme, nga shtëpia.

Pak ironi – Një grindje që po zmadhohet shumë, mund të kalojë me zgjuarsi me një moto që mund të ngjallë të qeshura. Por kini kujdes: ironi apo autoironi nuk do të thotë sarkazëm.

b.m. / dita

February 12, 2019 01:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*