Gripi, në Shqipëri po qarkullon virusi AH1N1

January 11, 2019 16:13

Gripi, në Shqipëri po qarkullon virusi AH1N1

Rastet e para me grip në vendin tonë janë izoluar tashmë. Ditët e para dhe shumë të ftohta të janarit kanë sjellë me vete edhe virusin e gripit. Deri më tani, Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka konfirmuar se, aktualisht në vendin tonë është duke qarkulluar virusi AH1N1.

Po, ka filluar sezoni i gripit. Pra edhe numri i rasteve me viroza respiratore është rritur. Nuk kemi një numër tepër të lartë të rasteve, por jemi në sezonin e gripit. Ne kemi izoluar raste me grip, të cilët i përkasin virusit AH1N1, ish-virusi pandemik, i cili tashmë është kthyer në një virus sezonal”, tha Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në ISHP.

Virusi AH1N1 shfaq simptoma të njëjta me viruset e tjera, si dhimbje koke, dhimbje muskulare të forta, kollë të thatë, etj.. Ekspertët e ISHP-së janë duke shqyrtuar format e shfaqjes së këtij virusi në popullatë, pasi me kalimin e kohës, viruset pësojnë mutacione dhe japin komplikacione te njerëzit.

Viruset e gripit janë shumë hileqarë dhe pësojnë mutacione të ndryshme, ndaj është shumë e rëndësishme që të kryhet vaksinimi ndaj gripit. Ky vaksinim kryhet në çdo kohë, gjatë të gjithë periudhës së gripit dhe krijon imunitetin e duhur, apo bën që personi, edhe nëqoftëse infektohet nga gripi, të mos kalojë forma të rënda të tij”, tha më tej Silva Bino.

Personat që kanë sëmundje kronike – si diabet, probleme pulmonare, apo janë obezë, – janë të prirur të shfaqin komplikacione nëse preken nga virusi i gripit. Ndaj, sipas ekspertëve, ata duhet të rendin të bëjnë vaksinën e gripit.

Aktualisht janë vetëm 4 raste të konfirmuara në Laboratorin e ISHP-së, ndërkohë që mund të ketë raste të tjera, të cilat trajtohen në shtëpi dhe nuk janë paraqitur te mjeku.

o.j/dita

January 11, 2019 16:13
Komento

2 Komente

  1. Leone99 January 11, 19:34

    Te gjitha metaanalizat kane treguar nje efektivitet prej 10% te pakten qe nga 2015!
    Pra 10%! Kete e quani mbrojte?
    Po efektet kolaterale qe nuk raportohen gjeresisht.

    Thjesht fakti qe viruset ndryshojne cdo vit ( antigenic drift and shift) eshte e pamundur te parashikosh cilet viruse do jene kete vit.
    Kjo e kompromenton konceptin
    Vaksina me pak e vlefshme nga te gjitha te tjerat!

    Reply to this comment
  2. Leone99 January 11, 21:07

    Po bej vetem 1 korrigjim te vogel 10% ishte per 2017/2018.
    Por nga 2004/2005 deri 2017/2018
    Sipas publikimeve CDC, Conchrane, BMJ etj
    Midis 10 dhe 40% pra mesatarisht diku te 20-25%. Kjo nuk mund te jete rekomandim per te vaksinuar gjeresisht popullaten.
    Po te kishte te pakten 70-80% mund te diskutonim per kategorite qe behet fjale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*