Gripi që mund të vrasë 30 milionë njerëz për 200 ditë

March 8, 2018 11:04

Gripi që mund të vrasë 30 milionë njerëz për 200 ditë

 

Njerëzimi nuk do të jetë në gjendje të ndalë një grip vrasës që mund t’u marrë jetën 33 milionë personave vetëm në 200 ditët e para të tij, ka thënë së fundmi një ekspert.

Profesor Robert Dingwall foli për “The Sun”, duke thënë se do të jetë shumë e vështirë për të ndaluar përhapjen e gripit, sepse, sipas tij, njerëzimi mund të infektohet katër ditë para se të shfaqet simptoma e parë e gripit.

Parashikimi i zymtë dhe i frikshëm vjen vetëm dy ditë pasi Dr Jonathan Quick, një nga profesionistët më të mirë mjekësor në botë, paralajmëroi se kushtet ishin të duhura për përhapjen e një gripi që mund të “fshinte” miliona njerëz nga planeti.

“Një grip i madh po vjen. Një pandemi virusi global që mund të vrasë 33 milionë njerëz në 200 ditët e para”, shkroi ai të martën.

“Brenda dy viteve të ardhshme, më shumë se 300 milionë njerëz mund të vdesin në të gjithë globin. Furnizimi i çrregullt me ushqime dhe me ilaçe, ekonomia globale do të shembet”.

Dr Quick paralajmëron se një mutacion i një gripi të shpezëve mund të zhdukë një pjesë të rëndësishme të globit, pasi mund të përzihet me gripin në kafshë të tjera të egra përpara se të arrijë njerëzit, duke e bërë atë më të fuqishëm dhe vdekjeprurës.

“Virusi i gripit po vlon në gjakun e një zogu, majmuni apo një derri, duke u përgatitur për të kaluar te qenia njerëzore. Kur ky kombinim i zogjve dhe kafshëve të gjejë rrugën për të kaluar te njerëzit mund të na vrasë me lehtësi, sepse është një lloj i panjohur gripi dhe trupat tanë kanë zero imunitet ndaj tij”, është shprehur ai.

l.h/ dita

March 8, 2018 11:04
Komento

6 Komente

  1. MH March 8, 12:02

    Simbas te dhanave per 200 dite shduken 33 milion.Mbas 2 vitesh i bie te shduken 132 milion njerez duke marre per llogaritje te dy viteve jo (3×200 po 4 x 200) .4 x 33 miljon = 132 miljon njerez do te strehohen tek te shumet.
    Nga e ka burimin e krijimtarise ky virus.Mos na dergojne UFO-t.
    Sidoqe te jemi.Keshilloj qe njerzit te mbajne pasterti optimale ne hunde.Te mos lejoje as edhe nji cike lageshti.Kjo nji parakusht natyrore ne mbrojtje te cdo lloje virusi,mikrobi e mandej fjalen e fundit e ka mjekesia per ta kontrollue dhe perparue ma lehtesisht nga ky kujdes personal i cdo njeriut.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 March 8, 12:13

    ““Virusi i gripit po vlon në gjakun e një zogu, majmuni apo një derri, duke u përgatitur për të kaluar te qenia njerëzore.”mundësi të tilla janë të panumërta!!
    janë njëlloj sikur ti thuhet dikujt do të sëmuresh një ditë!
    ose më mirë do të vdesësh në ditë!!
    kjo është e pashmangëshme!
    si çdo gjë që lind duhet dhe të vdesë!!në njohuritë tona është e vetmia absolute!!
    i vetmi problem është jetëgjatësia!!universi është më i vjetri dhe më pas të tjerat!!
    dhe ai ka për të “vdekur”,dhe sistemi djellor dhe njerzimi do të shuhet,të paktën ky që njohim!!
    thënje të tilla “profetike” mund të rreshtojë gjithkush që ka një fantazi minimale!i kemi të shkruara nëpër libra fantastiko shkencorë!!
    pra thëje të tilla pa një mbështetje të saktë janë vetëm muhabet për të kaluar një natë dimri!!
    shifrat që jep profesori janë shifra normale në një popullsi prej 8 miliardësh!!
    një sasi e tille vdekjesh nuk do të sillte ndonjë ndryshim të madh në këtë planet!!bile asqë nuk do të nihej fare!!

    Reply to this comment
  3. intelektuali March 8, 12:25

    Do Zoti ky grip i rrezikshem te shuaje te gjithe komunistet e Botes, por ne menyre te vecante te fshije njehere e pergjithmone enveristet ne Shqypni si fara me e keqe e komunisteve.

    HE NA THONI SI TA SHPIKIM NJE VIRUS TE TILLE QE TE DALLOJE ENVERISTET NGA NJEREZIT E NDERSHEM?

    Reply to this comment
  4. rudi March 8, 13:28

    Mos haro o intelektual se dhe sala kamunist i thekur ka ken dhe mos e dhente zoti dhe na i mer dhe kete jo per gje por do shpetoje shqiperia nga fara juaj shkaterimtare

    Reply to this comment
    • Alban March 8, 16:09

      Ça ti bësh? Ca thonë që të gjithë një m** janë. Nuk jam dakort? Sala ka vënë kore dhe nuk kuterbon si më parë! Vetëm mos e prekni apo shkelni se do t’ju mbysë më keq.
      Problemin e kemi me këta të freskëtit. Këta, si ti prekësh si mos ti prekësh, qelben që larg. Incineratorë, kanabis, kokainë, tendera, prostitucion, afera të zeza e çdo gjë të ndyrë po bëjnë.
      Komunizmi ishte një ideal i gabuar ku gjetën veten njerëz pa karakter.
      Tani të njëjtët njerëz vazhdojnë të mbajnë tepsinë duke ja rrëmbyer njëri – tjetrit nga dora.
      I vetmi ndryshim nga të parët është se tani nuk kanë më as ideal e as moral. Sherr kryeministri me presidentin, sherr kryeprokurori me ministrin, sherr mes partive dhe brenda tyre!
      Sherr sherr sherr.
      A ndërtohet shteti me sherr? Sot e bëj unë e neser e shkatërron ti, ose anasjelltas!
      Do ndërtoheshin kulla që të liroheshin hapësira publike, por ç’u bë? Më keq u bë!
      Ja uroj këtë grip të gjithë derrave legenave e derdimenave të politikës. Ky lloj gripi u quajt vetting, dhe i zënte të gjithë këta kaqola, trathtarë e legena.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*