Gripi stinor, nga sot 4 qendra me shërbim 24 orë në Tiranë

December 3, 2018 12:14

Gripi stinor, nga sot 4 qendra me shërbim 24 orë në Tiranë

Fluksi i madh në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT për shkak të situatës gripale sidomos gjatë muajve të dimrit e ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të marrë masa.

Vetë ministrja Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook lajmëroi hapjen e 4 qendrave shëndetësore në Tiranë me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

Manastirliu i bëri thirrje qytetareve që nëse kanë urgjenca me fëmijët e tyre të mos shkojnë në spital por në qendrat shëndetësore.

Më konkretisht qytetarët që kanë këto urgjenca mund të drejtohen në Qendrën Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, Qendrën Shëndetësore Nr.7 në Laprake, Qendrën Shëndetësore Nr.8 në Ish Bllok dhe Qendrën Shëndetësore Nr 9 të ish Oxhaku.

o.j/dita

December 3, 2018 12:14
Komento

1 Koment

  1. Shoku December 3, 14:48

    PO kjo qendra shendetesore ketu tek 21 dhjetori,a nuk quhet qendra shendetesore 9-nte ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim