“Grosistët” e zullumit politik

December 21, 2017 16:24

“Grosistët” e zullumit politik

Prof.As.Dr. Artan Xh. Duka 

Rrokada në prokurori u bë dhe kësaj rradhe ia vlen si lajm sepse dorëzanës për reformën në drejtësi janë SHBA e BE. Keq që u katandisëm deri në këtë pikë por ja që 30 vjet “qerrja” na mbeti në baltë dhe “zia” për Kushtetutë e sovranitet nuk u shkon atyre që tre dekada me rradhe e patën shansin t’a respektonin por abuzuan me të.

Shumë shpejt të “mëdhenjtë” do dalin nga “moda” dhe qytetarët e nëpërkëmbur nga abuzimi politik do të mund të kërkojnë drejtësi për padrejtësinë.

Drejtësi pa “skadencë”

Rama e qeveria e tij ndërkohë, bëjnë mirë të kenë gati e të postojnë sa më shpejt “mullarin” e dosjeve të abuzimit politik. Ua ndjen apo jo si qytetarë, kanë apo jo merakun se mos po i hapin gropën vetes etj, nuk ka më rëndësi se tashmë drejtësia u ka dalë duarsh edhe atyre vetë. E kanë detyrim, premtim të hershëm elektoral, për mbajtjen e të cilit, me të drejtë apo pa të drejtë, edhe janë lakuar plot. Dhe nëse e kanë bërë baltë vetë dikur, të paktën nuk do të kujtohen si burracakë.

Paniku që ka zënë një pjesë të klasës politike e sidomos oborrin e PD e LSI që në parlament e jashtë tij e humbi toruan dhe degradoi në dëshpërim grotesk gjatë votimit të kryeprokurores, është një ogur i mirë që më në fund ligji do të jetë shpejt njësoj për të gjithë, bile pa datë “skadence” sepse ka garant SHBA e BE.

Drejtësia e “verbër” është emergjencë kombëtare sepse për një takëm politikanësh që bërtasin më shumë sot në opozitë, abuzimi me pushtetin pas viteve 90, nuk ka qënë përjashtim por rutinë, bile pritshmëri për ta dhe tufën rrotull dhe efekti ka qënë katastrofik nga degradimi ekonomik, anarkia me pronën që bllokoi investimet dhe cënoi kohezionin social, sabotimi i integrimit europian etj. Mbi të gjitha vrau besimin tek ligji dhe bashkë me të edhe shpresën tek e ardhmja dhe opsionet ishin ose emigrimi pakthim ose mbijetesa stresuese në dinjitet apo “përqafimi” i antivlerave për të bërë përpara në jetë!

E nuk bëhet fjalë për episode abuzimi aty-këtu, se njerëz jemi dhe i bëjmë dhe I harrojmë por për “grosista” abuzimi që as nuk të lënë t’i harrosh ato teksa të trimëruar nga tredhja e drejtësisë në dekada, bëjnë karshillëk në publik dhe të fanepsen në çdo ekran!

Kushtetuta si streha e fundit e zullumqarëve

Me ligjin të “shënjtë” e të njëjtë për të gjithë, do të rrëzohen plot “idhuj” deri më tani të paprekshëm të tranzicionit në politikë; emrat nuk po i përmëndim se dihet se kush janë. Nuk do ketë më mite dhe kjo do të çlirojë shoqërinë nga reminishencat tribale, ndryshe besnikëria e verbër ndaj individit të “fortë” (kur edhe i jep detin Greqisë, sërisht ka 30% elektorat!) duke kontribuar në emancipimin demokratik të qytetarit, çlirimin prej komplekseve dhe racionalitetin në votën që hedh. Me ligjin që nuk të bën “burrë”, politika nuk do të jetë më si dikur.

Për rrjedhojë, reforma në drejtësi do të shërbejë si katalizator për mbarë reformimin demokratik në vënd ku në paralel me Gjenezën, i “pari” është ligji dhe “krijuesi” është SHBA.

Pa një shtet ligjor, edhe nëse na hapen dyert e BE, sërisht do jemi “jashtë” saj sikurse me një të tillë, edhe pa qënë në BE, ndjehesh brënda saj.

Kur ligji të ulet këmbëkryq në këtë vënd, jo 3000 sa u deklarua në media por as 30 nuk do qasen tek parlamenti të protestojnë kundër avancimit të reformës në drejtësi dhe për rrjedhojë mbrojtjen e korrupsionit elitar. Protesta për t’i dalë krah atyre që janë sinonim i Piramidave, Gërdecit, 21 janarit, tentativës për t’i falur det Greqisë etj bema antikombëtare, është kundër interesit dhe dinjitetit kombëtar dhe historia do e etiketojë si turp kombëtar.

Dhe nuk ka “cuca” opozitare, që vetëm gruan dinjitoze shqiptare nuk përfaqësojnë (se me atë agresivitet bënë xheloz edhe jeniçerët e PD) që të bëjë që bota ta shohë me sy tjetër atë protestë.

Ndonse e dinë që e kanë betejën të humbur, agresiviteti i pashoq i PD e LSI brënda e jashtë parlamentit, bojkoti i votimit etj e ka një qëllim. Të krijojnë alibinë se prokuroria është e kapur dhe politike (ndonse kreu i saj nuk vjen nga kontigjent i thekur socialist) dhe si e tillë, të zhvlerësojnë akuzat e saj në të ardhmen ndaj abuzimit elitar të pushtetit të tyre të djeshëm duke i etiketuar ato si thjesht të pritshme, politike dhe që kërkojnë të asgjësojnë frymën opozitare në vënd!

Kështu do gënjejnë veten se do ia hedhin paq e mbase do kandisin militantët pas! Si struci me kokën në dhe, ata do krijojnë realitetin e tyre paralel duke harruar se për fat të keq të tyrin e të mirin tonë si shoqëri, drejtësia kësaj rradhe ka vulën e SHBA e BE, standartet e të cilëve i kemi pranuar si referencë për të ardhmen të gjithë pa përjashtim.

Pavarësisht entuziazmit e pritshmërive të reformës në drejtësi, paradoksalisht efekti i saj është i llojit “gëzohu o i hidhëruar”. Dëmi i “grosistëve” të abuzimit dhe litarët pafund përjashta të tyre morën në qafë breza të tërë dhe në mos i pakthyeshëm, do ndjehet për vite me rradhë. “Grosistët” realisht fituan sepse morën peng tre dekada këtë vënd dhe asnjë drejtësi e as dhjetra vite burg, nuk do të bëjë realisht drejtësi ndaj zullumit monumental që na ra në derë. Por më mirë vonë se kurrë dhe nëse e kaluara nuk ndreqet më, të paktën të mos e kemi më nëpër këmbë. Se e keqja nuk ka fund!

December 21, 2017 16:24
Komento

1 Koment

  1. NO CENSURE PLEASE !! December 21, 17:45

    Zoti P.A.D..A.XH .I.D
    ESHTE VERTET ZULLUMI POLITIK
    POR ME I MADH ESHTE
    ZULLUMI DIPLLOMATIK (I HUAJ)
    SEPSE KETE DELETET AMBASADORE DHANE URDHER NE 1998 QE TE MOS ARRESTOHET BERISHA PE 14 SHTATORIN 1998…
    CFARE KA THENE ZULLUMI DIPLLOMATIK EUROAMERIKAN KA BERE ZULLUMI POLITIK…..POR TI ..P.A.D..A.XH .I.D KE FRIKE TA THUASH..DHE JO VETEM TI KE FRIKE POR DHE GAZETA DITA QE KA FILLUAR TE FSHIJE KOMENTET

    Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.
    PRA ESHTE ZULLUMI DIPLLOMATIK I HUAJ NE FILLIM PASTAJ JANE KETA TANET …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*