Gruaja e Netanyahut akuzohet për mashtrim

June 21, 2018 16:43

Gruaja e Netanyahut akuzohet për mashtrim

Ndaj bashkëshortes së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Sara, janë ngritur akuza për mashtrim në lidhje me shpërdorimin e pretenduar të fondeve shtetërore.

Ministria e Drejtësisë tha përmes një deklarate se zonja Netanyahu akuzohet për shpërdorim të fondeve publike duke urdhëruar qindra vakte ngrënieje në rezidencën zyrtare të kryeministrit, me një vlerë prej 100 mijë dollarë, teksa gënjente se nuk kishte kuzhinierë në staf.

Një ish-zv.drejtor i rezidencës së kryeministrit është akuzuar gjithashtu në të njëjtën çështje.

Sara Netanyahu është përballur prej kohësh me akuza për sjellje abuzive teksa bënte një jetë ekstravagante, shumë larg asaj të publikut të gjerë. Edhe vet kryeministri përballet me disa hetime policore mbi pretendime për korrupsion.

Në njërin rast, Benjamin dhe pjesëtarë të familjes së tij dyshohet të kenë marrë 285 mijë dollarë dhurata, ku përfshihen cigare luksoze, shampanjë dhe stoli argjendarie nga personalitete të famshme dhe të pasura, në këmbim të favoreve financiare apo personale.

Në një tjetër rast, hetuesit dyshojnë se kryeministri është përpjekur të arrijë një marrëveshje me pronarin e “Yediot Aharonot”, një nga gazetat më të famshme izraelite, për më shumë mbulim mediatik në favorin e tij.

o.j/dita

June 21, 2018 16:43
Komento

1 Koment

  1. Fat man June 22, 03:28

    “Qytekari Dixhital” dha nje konference per mediat dhe tregoj se Sali Kar-axhic eshte mekur nga e qeshura kur ka marre vesh lajmin idiot, se zonja e kryeministrit izraelit ka abuzuar me 100 mije $ dhe kryeministri Benjamin ka pranuar 285 mije $ dhurata, kuptoni DHURATA nuk ka vjedhur….
    Me keto shuma dollaresh vetem Virgjeresha Armine kurva qe mban ne krah Shkerdheni, fshin bythen ne ishujt ekzotik dhe ne jeten e nates qe ben.
    Ju lutemi shume behuni me serioze ne laime, Sali – Lulushi vetem ne Rrugen e Kombit i vodhen qytetareve shqiptar 230 milion euro e nuk i hyri gjembi ne kembe.
    Kete shuma qe permenden ne kete shkrim, Virgjeresha Armine e ka shpenzuar vetem per breke, megjithese ka kohe qe nuk i mban dhe nuk e njeh kete lloj malli, kane dale jashte mode.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*