Gruaja e paditi për dhunë, 44-vjeçari i bënë gropën vetes

December 7, 2017 10:30

Gruaja e paditi për dhunë, 44-vjeçari i bënë gropën vetes

Një 44-vjeçar është arrestuar në kryeqytet ditën e sotme pasi akuzohet për  “Armëmbajtje pa leje ” dhe “Dhunë në familje”.

I arrestuari flagrancë është shtetasi Çlirim Lami, 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek Tiranë.

Ai akuzohet pasi rreth orës 20:00, në fshatin Mazrek, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së tij, A.L., 35 vjeçe, banuese në fshatin Mazrek, Tiranë, së cilës ju plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëherëshme.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • 1 (një) armë zjarri gjysmë automatike me nr: 10343718
  • 73 (shtatëdhjetë e tre) copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm
  • 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë fishek model 56, kalibër 7.62 mm
  • 2 (dy) krehëra fishekësh.

Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Dhuna në familje”, sqaron policia.

December 7, 2017 10:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*