Gruaja po e lë, por Johnson do të rrëmbejë partinë. May i “plas” dosjen e gafave

September 10, 2018 12:16

Gruaja po e lë, por Johnson do të rrëmbejë partinë. May i “plas” dosjen e gafave

Kryefjala e diskutimeve në mesin e konservatorëve britanikë duket se nuk është më Brexit, por lufta e ashpër që ka shpërthyer midis ish-Sekretarit të Jashtëm, Boris Johnson dhe kryeministres Theresa May.

Johnson është duke “luftuar” ashpër në Downing Street, në një përpjekje të dëshpëruar për rrëzuar Theresa May, me akuzën se me planin e saj për Brexit po lejon që Britania të poshtërohet nga BE-ja, por edhe mbështetësit e tij duket se nuk e duan si më parë, pas lajmeve që ai është duke u divorcuar.

Sipas mediave britanike, një duzinë deputetësh konservatorë thuhet se kanë kërcënuar me largim nga partia nëse ish-Sekretari i Jashtëm bëhet udhëheqës. Lajmi se Boris po përgatit një rrokadë pushteti në parti, ka shtuar ethet në gjirin e konservatorëve.

The Sun zbuloi sot se Johnson është në gjendje të rëndë psikologjike pasi po divorcohet nga gruaja Marina Wheeler, në të njëjtën kohë kur ai akuzoi May për “mbërthimin e një jeleku me eksploziv” rreth Britanisë.

Komentet provokuan një reagim masiv, por miqtë e Borisit pretenduan se ndihmësit e kryeministres po bashkërendojnë fushatën kundër tij.

“Brexiteers” duket se janë tërhequr nga mbështetja ndaj tij pasi dosja që paraqet historinë e gafave të ish-ministrit dhe jetën e “gjallëruar” personale, ka qarkulluar rreth Westminsterit.

Dokumenti u hartua fillimisht nga ekipi i zonjës May në vitin 2016, gjatë zgjedhjeve të fundit të udhëheqjes, por u rishfaq javën e kaluar.

Backbencher Nadine Dorries tha: “Kjo dosje u hartua nga stafi i kryeministres. Kush i udhëzoi ata për ta bërë këtë? Kryeministrja është plotësisht përgjegjëse për veprimet e stafit të saj. Kush do të humbasë më së shumti kur Boris fiton popullaritet?”

Andrew Bridgen i tha The Times: “Thashethemet rreth Borisit kanë lundruar rreth Westminsterit për një kohë të gjatë”.

Konservatori Ross Thomson shtoi: “Kjo është politika e përçarjes që shërben vetëm për t’i dorëzuar çelësin e qeverisë, Corbyn.”

Vetë May ka mohuar orkestrimin e një fushate anti Boris, e projektuar për të kapur ambiciet e tij të lidershipit. Por sekretari i drejtësisë David Gauke, një lojtar besnik i May, goditi ish Sekretarin e Jashtëm, duke i thënë BBC: “Unë nuk jam një mbështetës i natyrshëm i Borisit”.

Të paktën 12 deputetë konservatorë thonë se do të japin dorëheqjen nga partia nëse Boris arrin të bëhet udhëheqës, sipas Daily Mail.

Ish-ministrja Nicky Morgan tha se ajo do të refuzonte të shërbente duke thënë: “Unë nuk mendoj se ai është i aftë për të udhëhequr vendin”.

Disa nga mbështetësit e Brexit kanë paralajmëruar se akuzat e Johnson mund të minojnë shkakun e tyre duke ndërprerë planet e Kryeministres për të nxjerrë Britaninë nga BE.

Ndërkohë në 24 orët e fundit, në Britani janë përhapur “thashetheme” rreth një vetëvrasje të mundshme të Boris Johnson, kjo derivat i ndarjes nga bashkëshortja, por ai ju përgjigj me një artikull gazetë që bën thirrje për taksa më të ulëta.

a.s/dita

September 10, 2018 12:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*