Gruaja që bashkon Clinton e Trump

September 30, 2016 13:17

Gruaja që bashkon Clinton e Trump

Kandidatja presidenciale demokrate në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, mbrëmë vonë e ka veçuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, kur është pyetur se kush është lider favorit i saj në botë.

“Më pëlqejnë shumë liderë botërorë, por njëra nga favoritet e mia është Angela Merkel”, tha Hillary Clinton, gjatë fushatës së saj në Çikago, dhe ka shtuar se mendon se ajo “është një lidere e jashtëzakonshme dhe e fuqishme gjatë kohëve të vështira në Evropë, që ka ndikime të dukshme për pjesën tjetër të botës, e veçanërisht në vendin tonë”.

“Lidershipi i saj dhe qëndrueshmëria në krizën e euros dhe trimëria e saj në ballafaqim me krizën e refugjatëve, është diçka që më impresionon”, tha Hillary Clinton.

Donad Trump, kandidati republikan për president amerikan në zgjedhjet e 8 nëntorit, vazhdimisht e ka kritikuar kancelaren Merkel, për politikat e saj liberale të emigrantëve. Por, mbrëmë ai e ndryshoi qëndrimin e tij ndaj saj, i pyetur se kush është lideri i tij favorit botëror.

“Mendoj se Merkel është me të vërtetë lidere e madhe botërore”, tha Trump megjithatë theksoi se vazhdon të jetë “i dëshpëruar” me politikat e saj të emigrimit.

 

September 30, 2016 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim