Gruaja që foli 10 orë rresht për të “shpëtuar” abortin

June 27, 2013 10:38

Gruaja që foli 10 orë rresht për të “shpëtuar” abortin

Republikanët tentuan të imponojnë aprovimin e një ligji që ndalon ndërprerjen e shtatëzanisë në Teksas. Senatorja Wendy Davis, mbajti një fjalim 10 orësh (në këmbë) pa ndërprerje, për të penguar kalimin e ligjit. Përfundimi: Senati arriti të ratifikojë ligjin vetëm pas mesnate, kur afati i miratimit kishte skaduar, kësisoj ai u anulua dhe Davis u bë “gruaja e ditës”

Senatorëve republikanë në Teksas iu shkoi huq aprovimi i një ligji që do ta kishte bërë të pamundur ndërprerjen e shtatëzënisë në këtë shtet. Aktivistë të shumtë që kunërshtonin masat e reja, të grumbulluar para Senatit në kohën kur zhvillohej seanca, u arrestuan.

Projekt-ligji përfshin nëntë kufizime mbi abortin, që parashikojnë mbylljen e çdo klinike ndaj kërkesave për kryerjen e aborteve në shtetin e dytë më të populluar të kombit amerikan. Ai shkaktoi debate të nxehta, protagoniste e të cilave ishte senatorja demokrate, Wendy Davis, e angazhuar në një maratonë oratorie 10-orëshe, duke bllokuar votimin para mesnatës.

E veshur këpucë tenisi dhe duke qëndruar në këmbë (rregullat kërkojnë që ai që flet, nuk mund ta bëjë i ulur, i mbështetur apo ta ndërpresë fjalimin për të kryer nevojat personale), Davis arriti ta përmbushë plotësisht angazhimin e saj: Megjithëse Senati e aprovoi ligjin me 17 vota pro dhe 12 kundër, kjo ndodhi pasi kishte kaluar mesnata, kur koha e caktuar me ligj për realizimin e votimit kishte skaduar.  Zv/guvernatori David Dewhurst deklaroi se votimi kishte nisur pak para skadimit, por më pas i përgënjeshtruar edhe nga tabulatet e përhapura nga demokratët, u detyrua ta shpallte atë të pavlefshëm.

Projekt-ligji ndalonte kryerjen e abortit pas javës së 20-të të shtatëzënisë. Sipas tij, mjekët që kryejnë aborte para kësaj periudhe duhet të operojnë në spitale 30 milje larg njëri-tjetrit. Kësisoj pengohet kryerja e aborteve në 37 nga 42 klinikat që i praktikojnë në Teksas. Duke pasur parasysh hapësirën e madhe të këtij shteti (me një gjerësi prej 1244 km dhe gjatësi 1271 km), mungesa e strukturave do të detyronte një grua që jeton në afërsi të kufirit me Meksikën, të udhëtonte me orë të tëra për të abortuar.Rg3wd.St.58

Votimi i kompletuar menjëherë pas mesnate, u prit me protesta dhe britma nga aktivistët “pro zgjedhjes së lirë” që vishnin bluza portokalli në mbështetje të Davis, ndërsa nga salla e gjyqit senatorët e tjerë demokratë i duartrokisnin duke u bërë njësh me protestën. Në rrjetet sociale u përhap menjëherë statusi “qëndroni përkrah dhe në këmbë me Wendy-n”. Davis tha se dëshironte t’i jepte “zë mijëra teksanëve” që ishin absolutisht kundër një mase të tillë, duke e përkufizuar tentativën e republikanëve për ta kaluar ligjin si “një abuzim brutal me pushtetin”.

Në fakt, 50-vjeçarja Davis ka një histori emblematike: e bërë mama që në moshë të vogël, ajo arriti të përfundonte studimet dhe të diplomohej në universitetin e Harvardit për jurisprudencë. Gjatë fjalimit që nuk kishte të mbaruar, ajo arriti të qëndronte në këmbë, duke ecur përreth bankës dhe duke lexuar shënimet që kishte mbajtur në një bllok. As ulërimat e aktivistëve antiabort nuk e ndërprenë. Iu përgjigj pyetjeve të kundërshtarëve të saj, solli dëshmi grash që mund të vuajnë impaktin e një ligji të tillë dhe në një moment, gati sa nuk e ndaloi nga emocionet teksa lexonte historinë prekëse të një vajze shtatëzënë .

Teksasi është vetëm njëri nga shtetet, që po sfidojnë vendimin historik me të cilin në vitin 1973 Gjykata e Lartë legalizoi ndërprerjen e shtatëzënisë. Edhe në Dakotën e Veriut po diskutohet për kufizime mbi këtë ligj./ D.Gjuzi

June 27, 2013 10:38
Komento

1 Koment

  1. TIGER June 27, 13:19

    Bravo. Bravo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*