Gruaja që merr drejtimin e BSH-së pas arrestimit të Guvernatorit Fullani

September 5, 2014 22:18

Gruaja që merr drejtimin e BSH-së pas arrestimit të Guvernatorit Fullani

Pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani drejtimi i Bankës se Shqipërisë i kalon zv/Guvernatores së parë Elisabeta Gjoni. Kjo përcaktohet ne ligjin e Bankës se Shqipërisë, ne kodin e procedurave administrative, por edhe fryma e përgjithshme e legjislacionit shqiptar parashikon që “për një arsye apo një tjetër, titullari ne kushtet e pamundësisë se ushtrimit te aktivitetit te tij zëvendësohet.

Fullanit tani e zë te paktën përkohësisht derisa të sqarohet pozita juridike e tij, Elisabeta Gjoni. Kjo e fundit mban edhe postin e nënkryetares se Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ende nuk dihet se cili do të jete qëndrimi i Këshillit Mbikëqyrës, në rast se do te ketë një mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar. Gjithashtu, deri më tani Banka e Shqipërisë ende nuk ka dale me një komunikatë për shtyp

September 5, 2014 22:18
Komento

9 Komente

  1. Bardhi Tolabi September 6, 02:52

    Kjo,nuk do e pranoje “detyren”.Ajo,perderisa nuk votoj per shkarkimin e tij ne Keshillin Mbikqyres,e konsideron ate te pafajshem dhe nuk ka se si te pranoje ti zere vendin…

    Reply to this comment
  2. USHTARAKU September 6, 07:57

    kjo do te pranoj ta shoqeroj fullanin atje ku eshte tani

    Reply to this comment
  3. jovan September 6, 07:59

    Bari i keq do shkulur me gjith rrenjë që të mos mbijë më. Zëvëndësja nuk ka se si të mos notojë në ato ujëra përderisa nuk votoj kundër Fullanit dhe nuk e ngriti zërin më parë për çregullimet që bënin muuu në administrimin e bankës.

    Reply to this comment
  4. Skraparlliu September 6, 08:26

    Elisabeta duhet te jape doreheqeje dhe te pozicionohet..

    Reply to this comment
  5. sul korriku September 6, 08:34

    Elisabeta Gjoni eshte kelysh i Berishes qe kur ky emeroi Guvernator te Bankes Dylber Vrijonin.
    Kerkoni CV-ne e znj Gjoni. E gjithe kariera e saj eshte plot me Berishe.

    Reply to this comment
  6. Arturi September 6, 08:54

    Hmmmm… nga shiu ne bresher! 😉

    Reply to this comment
  7. nexhi September 6, 10:42

    Nje dhe vetem nje njeri me inegritet,me moral,emer e figure te paperlyer mund dhe duhet te jete ai ose ajo qe te drejtoje Banken e Shtetit ose me mire parate e popullit shqiptare,natyrisht ato qe kane mbetur. Me te mire se Erion Brace mendoj se nuk ka.
    Stafi duhet pastruar,te tera ambientet duhen “desinfektuar”.

    Reply to this comment
  8. Bedriu September 6, 12:42

    Po keto vjedhje kane ndodhur edhe nen hunden e saj. APo ka ndejtur ne shtepi kjo dhe ka marre rrogen. GJithsesi, ajo nuk duhej te vihej drejtuese e bankes, Kesaj i thone, hiq hajdutin ver hadutin!

    Reply to this comment
  9. Spectrum September 6, 22:48

    Drejtori do jete njeri shume i besuar i perendimit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim