Gruaja që mund të ndryshonte fatin e Luftës së Dytë Botërore

September 28, 2016 11:49

Gruaja që mund të ndryshonte fatin e Luftës së Dytë Botërore

Zbarkimi i aleatëve në Normandi, njohur ndryshe si “Dita D”, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme në histori dhe një nga faktorët kryesorë që i ndryshoi fatin Luftës së Dytë Botërore.

Por dukumentet sekrete të shërbimit të inteligjencës britanike “Mi5” tregojnë se, ky plan i realizuar me aq kujdes nga aleatët, për pak sa nuk u prish nga debatet familjare mes një spiuni dhe gruas së tij.

Juan Pujol, i njohur me nofkën agjenti Garbo, ishte një nga aktorët kyç që bindi nazistët se zbarkimi aleat nuk do të bëhej në Normandi, por në Pas-de-Calais. Përmes një rrjeti spiunësh që ai drejtonte, Pujol i dërgonte informacione nazistëve, duke u shtirur si një agjent i tyre, por në fakt punonte për britanikët.

Informacionet e tij të rreme i bindën nazistët të largonin forcat e tyre nga plazhet e Normandisë, ku u bë zbarkimi më 6 qershor 1944. Por, për të mbrojtur identitetin e tij dhe të familjes, bashkëshortja e tij Araceli u mbyll në shtëpi në Londër që në vitin 1943, muaj para zbarkimit, për të mos rrezikuar që të njihej në publik apo të shihej nga inteligjenca gjermane.

E zemëruar tej mase nga izolimi për së gjalli, Araceli kërcënoi se do të shkonte tek ambasada spanjolle dhe do të shkaktonte një skandal të vërtetë. Zyrtarëve britanikë që e ruanin, ajo u tha se nuk mund të jetonte më pa bashkëshortin e saj, që ishte gjithnjë larg në detyrë, dhe se e kishte marrë malli për shtëpinë.

I paraqitur me këtë sfidë të re, agjenti Garbo, ndërsa vazhdonte të mashtronte gjermanët, sajoi edhe një mashtrim tjetër për gruan e tij. Ai u shtir sikur u arrestua për shkak të zemërimit të gruas së tij, që gjoja ishte marrë vesh nga armiqtë. Me sytë mbyllur, Araceli u dërgua në një kamp përqendrimi, ku gjoja mbahej burri i saj, i cili e luajti mjaft mirë rolin e spiunit të diskredituar dhe në rrezik për jetën.

E tmerruar nga ajo që pa, gruaja e spiunit vendosi të hiqte dorë nga tekat e saj dhe vetëm më vonë, autoritetet britanike i thanë se bashkështori ishte liruar meqë ajo u soll mirë.

September 28, 2016 11:49
Komento

7 Komente

  1. LLL September 28, 14:07

    Nga I mblidhni këto përralla , mor aman !
    Fati I Luftës || ishte vendosur në Stalingrad dhe jo me zbarkimin Aleat në Normandi në vitin 1944 !
    Edhe Ruzvelti e Çerçilli kështu e vlerësojnë Stalingradin !

    Reply to this comment
  2. Shushica September 28, 14:17

    Si zakonisht lajm,,, por pa vlerën e tituulit……Fatet e luftrave i vendosin ekonomitë e fuqishme , milionat e njerëzve dhe klasa e ushtarakëve profesionistë ….Ju lutem , mos mendoni që lexuesit janë adoleshentë bulevardesh

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit September 28, 14:34

    Traplleqe, eshte nje roman, me duket i Larry Collins qe tregon se anglezet sakrifikuan nje rrjet te tere sabotuesish, kryesisht franceze, qe kishin marre detyre te krijonin kushtet per zbarkim ne Calais. Ishte piste fallso, gjermanet kapen rrjetin dhe i ekzekutuan, sakaq aleatet zbarkuan shume me poshte, ne Normandi. Por meqe relacionet mes shteteve nuk e njohin pisten fallso me njerez qe i shet per depistim nuk flitet e verteta per kete pisllek te sherbimeve aleate.

    Reply to this comment
  4. abs September 30, 22:48

    hahahaha, shkrim idiot, po idiot fare!

    Reply to this comment
  5. Agjenti 009 October 1, 00:08

    Zbarkimi i aleateve ne Normandi u be jo per te luftuar Hitlerin,por per te ndalur marshimin fitimtar te Ushtrise se Kuqe qe mund te perfundonte ne France!
    Ne se aleatet donin te luftonin me te vertete Hitlerin e kishin hapur kete front qysh kur Hitleri sulmoi Bashkimin Sovjetik!
    Por Gjermania naziste ishte armatosur dhe ndersyer kunder BRSS nga vete keta aleate dhe kur e pane qe Ushtria e Kuqe triumfoi,gjoja hapen frontin e dyte!
    Pallavra qe nuk i ha njeri!
    Gjermanine naziste e shkaterroi Ushtria e Kuqe e Stalinit e jo aleatet!
    Ajo hyri brenda ne Berlin duke cliruar te gjitha vendet ku nazistet kishin pushtuar me pare!

    Reply to this comment
  6. nord.al October 1, 17:27

    Ndigjo mor trapi pushtues njilloj si nazistet gjermane009. Po mos te ishin miliona tonet ushqime, armatime , municione, veshje, bomba mbi qytetet gjermane nga Amerika dhe zbarkimi ne Normandi, Bashkimi Sovjetik do te shkonte ne te semes. Sa per ate qe thua se BS mund te perfundonte ne France, e pranon vete se BS ishte pushtues njilloj si nazistet gjermane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*