Gruaja që ndryshoi historinë e maratonës

April 15, 2018 11:33

Gruaja që ndryshoi historinë e maratonës

Në këtë foto është fiksuar momenti kur organizatorët e maratonës së Bostonit tentojnë të ndalojnë Kathrine Witzer të marrë pjesë në të.

Kathrine ishte e para grua që çoi në fund një garë vrapimi zyrtare në histori.

Incidenti ka ndodhur në 1967 – shkruan Dita.

Personi në foto që tenton ta ndalojë është zyrtari i garës Jock Semple.

Ai u shty në tokë nga Thomas Miller, i cili po vraponte afër Kathrine. Pas kësaj, ajo e përfundoi garën.

Vetëm 5 vjet më pas, në 1972 grave iu lejua të merrnin pjesë zyrtarisht në Maratonën e Bostonit.

Vajza e një ushtaraku amerikan, Kathrine Witzer lindi në Gjermani dhe u vendos në SHBA në 1949.

Në 1968 ajo u martua me Tom Miller, burrin që e ndihmoi në incidentin e 67-s.

Prej tij u divorcua në 1973 dhe pati më pas 2 martesa të tjera.

n. s. / dita

 

 

April 15, 2018 11:33
Komento

2 Komente

  1. MH April 15, 17:09

    Gruaja që ndryshoi historinë e maratonës!
    U shperbelye me tri martesa te rradhes.

    Reply to this comment
  2. XXXL April 15, 19:38

    Paska qene grua e ndershme, ajo ka ndryshuar histerine e saj dhe jo historine e maratones.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*