Gruevski në Hungari përmes Tiranës? Policia e Shtetit nis verifikimet

November 15, 2018 13:29

Gruevski në Hungari përmes Tiranës? Policia e Shtetit nis verifikimet

Policia e Shtetit ka nisur verifikimet në dy pikat kufitare Rinas dhe Qafë Thanë, pas lajmit se Gruevski ka kaluar në Hungari përmes Shqipërisë.

Burime për Ora News konfirmojnë se do kontrollohen listat e personave që kanë hyrë dhe dalë nga territori shqiptar, si edhe do të sekuestrohen kamerat e sigurisë në dy pikat kufitare.

Media serb “Politika.rs” raporton se ish-kryeministri maqedonas është larguar drejt Budapestit me pasaportë false nga Tirana.

Kjo media shkruan se “Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme gjatë natës dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Tiranë, dhe më pas është pranuar në ambasadën e Hungarisë për t’u pajisur me dokumentet e nevojshme për të kaluar kufirin. Kompania “Malev” mëngjesin e të nesërmes ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest”.

 

o.j/dita

November 15, 2018 13:29
Komento

3 Komente

  1. juliani November 15, 15:15

    Me nje fjale paska kaluar o nga Serbia ose nga Gerqia si vende profesioiste per kesisoj punesh!

    Reply to this comment
  2. mirel November 15, 15:41

    Ku ka kriminel qe nuk hyn ne Shqiperi?
    Shteti eshte zagari Vucicit dhe Tsipres. Ashtu hynte dhe Arkani ne kohen e Berishes. Dhe Miloshevici rrezik ka qene.
    Shiku, ballistet, legaliste, te gjithe zagare ne sherbim te serbeve e grekerve jane.
    Ne presim te behet shet me taborret e Esat Pashes

    Reply to this comment
  3. sa per me thene .... November 15, 18:39

    po c’vrisni mendjen kote; dava zaevi . akuzon gruevskin . ndodh si me berishen . nga i akuzuar akuzues . dhe per cfar ? gruevski per nje makine . berisha kanibal, qe ka shkaterruar nga rrenjet gjithe vendin….po me duket do t’a haje rama, pastaj berishet, te gjejne vrime ku te futen .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim