Gruevski në Tiranë: Problemet t’i zgjidhim me dialog

Redaksia Online November 23, 2012 11:58

Gruevski në Tiranë: Problemet t’i zgjidhim me dialog

Të gjitha problemet ti zgjidhim me dialog. Kështu është shprehur kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, referuar zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, ai tha se duhet të jenë të kujdesshëm për të mos lënduar asnjë palë.

“Plagët e këtij konflikti janë akoma të freskëta, duhet të jemi të kudjesshëm për të mos lënduar asnjërën palë. Partia që kemi në koalicion, BDI, bëri çmos për të mbajtur marëdhënie të mira mes dy etniteteve, kemi komunikime të shpeshta në këtë drejtim. Të gjitha problemet ti zgjidhm me dialog”, tha Gruevski.

Referuar bllokimit të statusit kandidat për Maqedoninë për shkak të konfliktit për emrin, Gruevski tha se Greqia duhet të respektojë vendimin e gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje.Çështja mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe vullnet të mirë, vijoi ai.

“Kishim dhe një proces gjyqësor në Hagë që në fund nxorri akt gjykimin. Maqedonia asnjëherë nuk ka shkelur marrëveshjen ndërkomëbtare. Pala tjetër ka shkelur këtë marrëveshje, dhe ka thënë se në të ardhmen kjo nuk do të përsëritet. Shpresoj që fqinji ynë jugor do të respektojë të drejtën ndërkomëbtare, që parashikuar nga gjykata më e lartë e OKB. Presim që Greqia të respektojë të drejtën ndërkombëtare”, tha kryeministri maqedonas.

Të dy kryeministrat vleërsuan marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, shprehën vullnetin e përbashkët për rrugën e Arbrit, dhe autostradën Shkup- Tiranë. Në prani të tyre u firmosën dhe dy marrëveshjet, ajo për njohjen e ndërsjelltë të patentave dhe hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht.

Redaksia Online November 23, 2012 11:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*